“Gjykata Administrative mbron biznesin”
10/12/2009 Mbështetje në Berat
Përfaqësues të komunitetit të biznesit në Berat bashkuan nënshkrimet e tyre me ata në Kukës, Shkodër, Dibër, Gjirokastër, Lezhë, Durrës, Korçë dhe Elbasan në peticionin drejtuar Parlamentit shqiptar, ku kërkohet miratimi pa vonesë i projektligjit për Gjykatat Administrative. Kjo është mbështetja e përpjekjeve që po bëhen për këtë qëllim nga një koalicion i përbërë nga 34 shoqata të biznesit shqiptar dhe të shoqërisë civile. Koalicion po organizon një numër tryezash të rrumbullakëta me të gjithë aktorët e interesuar në 12 qarqet e vendit për t‘i informuar ata mbi projektligjin që do të bëjë të mundur ngritjen e këtyre gjykatave, si dhe për t‘i angazhuar në mbështetje të miratimit sa më shpejt të tij. Në tryezën e organizuar në Berat me mbështetjen e USAID-it, u vu në dukje se sistemi i Gjykatave Administrative do të jetë një mekanizëm i efektshëm për të mbrojtur të drejtat dhe interesat ligjore të të gjithë qytetarëve lidhur me çështjet administrative si prokurimet publike, tatimet, doganat, pensionet, apo dhe kthimin e kompensimin e pronave.