Gyl në Shqipëri një vit pas ftesës së Topit
10/12/2009 Presidenti turk viziton vendin tonë
Me ftesë të Presidentit të Republikës, Bamir Topi, mbërrin sot për një vizitë zyrtare dyditore në Shqipëri Presidenti i Republikës së Turqisë, Abdullah Gyl. Presidenti i Republikës do e mirëpresë homologun e tij turk me një ceremoni zyrtare, e cila do të zhvillohet në Pallatin e Brigadave. Në vijim dy presidentët do të zhvillojnë një takim kokë më kokë e më pas do të drejtojnë bisedimet bilaterale mes delegacioneve respektive. Në prani të dy presidentëve do të nënshkruhet edhe protokolli i bashkëpunimit mes ministrive të Punëve të Jashtme reciproke. Në përfundim Presidenti Topi dhe Presidenti turk Gyl do të japin një konferencë të përbashkët për shtyp. Në mesditë do të zhvillohet ceremonia e vendosjes së kurorës nga Presidenti turk në monumentin “Nëna Shqipëri” te Varrezat e Dëshmorëve. Vizita në kolegjin turk “Mehmet Akif” do t’i paraprijë takimit me kryetarin e Bashkisë së Tiranës Edi Rama. Ndërsa ditën tjetër dy presidentët do të përshëndesin punimet e forumit të biznesit shqiptaro-turk, aktivitet që do të zhvillohet në hotelin “Sheraton”. Delegacioni turk, i kryesuar nga Presidenti Gyl dhe bashkëshortja e tij, do të lëvizin drejt qendrës kulturore “Yunus Emre”, përballë Fakultetit Ekonomik, për të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së kësaj qendre kulturor. Axhenda e Presidentit të Republikës së Turqisë vijon me vizitën e tij në Xhaminë e Ethem Beut. Në kuadër të vizitës së tij zyrtare në vendin tonë, Presidenti turk do të takohet me Kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë Jozefina Topalli, Kryetarin e Këshillit të Ministrave Sali Berisha në Vilën 30. Një vit më parë ishte Presidenti Topi ai që së bashku me Zonjën e Parë, Teuta Topi, dhe delegacioni zyrtar që zhvilloi në Turqi një vizitë dyditore me ftesë të Presidentit të Turqisë, Abdullah Gyl. Ka qenë pikërisht kjo vizitë ku kreu i shtetit shqiptar e ftoi homologun e tij turk për një vizitë zyrtare në Shqipëri.