E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dështime gjyqesh

10/12/2009  Banda e Mirditës

Ka qenë në orët e para të mëngjesit, por nuk është zhvilluar për mungesë të dëshmitarëve. Është në fazën e marrjes së provave dhe vërtetimit të disa ngjarjeve të rënda në Mirditë. Akuzohen për vrasje të punonjësit të policisë. Ngjarja ka ndodhur më 28 qershor të vitit 2000, ku mbeti i vrarë punonjësi i policisë Gjon Pacuku. Kanë kryer disa vjedhje. Dritan Syziu, Nikoll Syziu, Bardhok Syziu, Tonin Gjoka e Arjan Reci kanë grabitur pjesë këmbimi për makina.

Trafiku i fëmijëve

Gjykata nuk ka mundur të zhvilloi procesin gjyqësor kundër të pandehurit Agim Xhambazi dhe dy të pandehurve të tjerë që janë në gjendje të lirë. Xhambazi nuk është shoqëruar në seancë për shkak të gjendjes shëndetësore. Në këto kushte trupi gjykues ndërpreu seancën për ta vazhduar javën që vjen. Xhambazi akuzohet për trafikun e fëmijëve jashtë kufijve të Shqipërisë. Është në fazën përfundimtare.

Trafikantë hashashi

Vilson Çekaj dhe Prek Dagaj ishin përgatitur dje të dëgjonin vendimin përfundimtar të gjykatës për akuzat ndaj tyre. Ishin të pranishëm në sallën e gjyqit, por nuk ndodheshin aty avokatët mbrojtës. Gjykata pyeti të pandehurit për vazhdimin e seancës dhe ata nuk ishin dakord të vazhdonin pa mbrojtjen. Akuzohen për trafikim narkotikësh. Sipas akuzës, ata janë kapur duke tentuar të kalonin 62 kg lëndë narkotike jashtë kufijve.

Trafik droge

Mungesa e avokatëve mbrojtës ka bërë që të shtyhen disa seanca dhe të pandehurve t’u pezullohen afatet e hetimit gjyqësor. Por dje ka ndodhur ndryshe me të pandehurit Sejtur Geco dhe Jano Kovaçi. Akuzohen për trafikun e 2. 77 kg lëndë narkotike të llojit heroinë dhe janë duke u gjykuar. Dje pritej seancë më dëshmitar. Ndërkohë që mungesa e gjyqtarit Gurali Brahimllari bëri që seanca të mos zhvillohej. Kryesuesi i seancës tha se nuk formohet trupi gjykues.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›