E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata Burg pa afat gardistit

/ /

Ne nje seance me dyer te mbyllura Gjykata e Tiranes caktoi dje ndaj tij masen e sigurise arrest me burg pa afat per akuzen e vrasjes ne rrethana cilesuese kryer ne bashkepunim. Ne vendimin e saj ndaj Llupos ish-shefi i Shtabit te Njesise Speciale te Gardes se Republikes i arrestuar mengjesin e te martes gjykata pranoi kerkesen e bere nga organi i akuzes. Ndersa avokati mbrojtes i te pandehurit Llupo pretendoi dje se ka mangesi provash nga Prokuroria. Ai kerkoi moscaktimin e asnje mase sigurie shtrenguese ndaj klientit te tij. Agim Llupo ishte i pari efektiv i Gardes se Republikes i arrestuar pas nisjes se hetimeve ndaj demonstrates se 21 janarit ne Tirane ku nga plaget e armeve te zjarrit humben jeten 4 persona.
SEANCA
I veshur me te zeza Agim Llupo u ul dje ne banken e te akuzuarve i rrethuar nga dy punonjes policie ne nje nga sallat e katit te dyte te Gjykates se Tiranes. Seanca gjyqesore per vleresimin e arrestit te tij dhe caktimit te mases se sigurise nisi pak pas ores 1330. Pasi u deklarua hapja e seances Llupos iu kerkua te ngrihej ne kembe dhe te konfirmonte gjenealitetet e tij para gjykates. Menjehere me pas gjykata pranoi kerkesen e perfaqesuesve te akuzes prokuroreve Ervin Karanxha dhe Olsi Dado per nje seance me dyer te mbyllura. Sipas prokuroreve ceshtja ishte ende nen hetim dhe aktet e sjella per tu paraqitur permbanin te dhena sekrete. Kerkesa e prokuroreve nuk u kundershtua nga mbrojtesi i Llupos avokati Genc Gjokutaj dhe salla u boshatis nga publiku. Prokuroret e ceshtjes kerkuan dje vleresimin e ligjshem te arrestimit per Llupon si edhe caktimin e mases se sigurise arrest me burg ndaj tij. Burime te rezervuara nga seanca pohuan se prokuroret i bazuan dyshimet e tyre ne akt-ekspertimin balistik te plumbit me te cilin eshte qelluar demonstruesi Ziver Veizi. Po sipas burimeve Prokuroria ka paraqitur edhe deklarime te dy deshmitareve gazetarit Fatos Mahmutaj i plagosur ne ngjarje si edhe deshmitarit Hysni Peposhi shok i njerit prej viktimave te ngjarjes. Nderkohe nga ana e tij avokati Genc Gjokutaj ka kerkuar dje vleresimin e paligjshem te arrestimit te Agim Llupos si edhe rrezimin e kerkese se Prokurorise per masen arrest me burg ndaj tij. Behet e ditur se avokati Gjokutaj ka pretenduar se prokuroria nuk kishte prova te mjaftueshme per te vertetuar dyshimet ndaj klientit te tij. Mbrojtesi eshte shprehur se klienti i tij ka qelluar ne ajer dhe jo ne drejtim te njerezve. Po sipas avokatit eshte pretenduar se viktima Ziver Veizi eshte qelluar nga nje plumb rikoshet dhe se ekspertiza e tij eshte e paqarte pasi predha e plumbit eshte e demtuar rende. Vete Llupo nuk ka shfaqur pretendime para gjykates. Pas fjales se mbrojtesit te tij ai eshte shprehur vetem Jam dakord me cka tha avokati. Pas kerkeses se prokurorit per caktimin e mases arrest me burg per akuzen e vrasjes ne rrethana cilesuese ne bashkepunim gjyqtari i gatshem Shkelqim Mustafa vendosi masen e sigurise arrest ne burg per personin nen hetim Agim Llupo konfirmoi dje zyrtarisht pas seances Bujana Toncica zedhenesja e Gjykates se Tiranes.

Prokuroria

Dy deshmitare pohojne se ka qene Agim Llupo qe ka qelluar me arme ne momentin e vrasjes

Akt-ekspertimi provon se predha qe vrau Ziver Veizin eshte e Gardes se Republikes

Provohet se arma qe ka qelluar Ziver Veizin ka qene ne perdorim te Agim Llupos

Avokati

Ekspertiza e predhes se gjetur ne trupin e Ziver Veizit eshte e paqarte predha ka demtime te shumta dhe ka qene rikoshet

Gardisti Agim Llupo nuk ka qelluar ne drejtim te qytetareve por vetem ne ajer

Prokuroria nuk ka prova te mjaftueshme per akuzen e ngritur per vrasje ne rrethana te cilesuara

Gardisti i arrestuar ne qeli speciale

TIRANE - Gardisti i pare i arrestuar per ngjarjet e 21 janarit Agim Llupo ashtu si dhe eprori i tij direkt ne Garde Alfred Ahmetcenaj i arrestuar dy dite me pare eshte mbajtur ne nje qeli te vecante te policise. Qe nga momenti i dorezimit te tij te henen gardisti Agim Llupo eshte mbajtur ne nje ambient te vecante paraburgimi duke mos u lene ne kontakt me persona te tjere te ndaluar apo te arrestuar. Qendrimi i gardistit ne kete ambient ka zgjatur deri diten e djeshme kur policia e ka shoqeruar ate ne gjykate per caktimin e mases se sigurise. Pas dhenies se vendimit nga gjykata per mbajtjen ne arrest me burg pa afat pritet qe gardisti te percillet ne qelite e paraburgimit ku mbahen gjithe shtetasit e ndaluar apo te arrestuar. Nderkohe gardisti tjeter i arrestuar shtetasi Alfred Ahmetcenaj zv.komandant i Gardes pritet te dale sot ne gjykate per vleresimin e mases se sigurise ndaj tij.

ARMAND BAJRAMI

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›