E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrobat e te plagosurve ekspertim vetem ne prani te dy amerikaneve

/ /

TIRANE - Shtate personat e plagosur me arme zjarri gjate demonstrates se 21 janarit nuk jane qelluar nga afer me arme zjarri sic pretendohej nga mjeket e Spitalit Ushtarak. Kjo eshte provuar shkencerisht ne Laboratorin e Kriminalistikes pas ekzaminimit te rrobave qe kishin veshur te plagosurit gjate demonstrates. Ekzaminimi eshte kryer ne prani te dy eksperteve  amerikane ne bashkepunim edhe me ekspertet shqiptare. Sipas verifikimeve ne asnje prej rrobave te shtate te plagosurve nuk jane gjetur faktore plotesues gjurme baruti per te vertetuar qitjen nga afer. Burime nga Laboratori i Kriminalistikes thane se rrobat qe jane ekzaminuar jane paraqitur ne laborator nga Prokuroria vetem pas mberritjes ne Tirane te dy eksperteve kriminaliste amerikane te cilat erdhen me kerkesen e Prokurorise se Pergjithshme. Xhupat bluzat pantallonat dhe rroba te tjera qe jane ekzaminuar u sekuestruan nga grupi i prokuroreve dhe oficereve te Policise Gjyqesore te Prokurorise se Tiranes menjehere pasi te plagosurit u derguan per mjekim ne Spitalin Ushtarak. Te gjitha rrobat jane mbajtur ne prokurori dhe me pas jane derguar ne laborator me mberritjen e amerikaneve ne menyre qe ekzaminimi te ishte sa me transparent dhe i sakte. Ne nje kohe kur mjeket e Spitalit Ushtarak u shprehen menjehere se qitja ishte kryer nga afer sapo ne spital u paraqiten te plagosurit e pare tashme nga Laboratori i Kriminalistikes kundershton me fakte perfundimin e nxituar te mjekeve. Te plagosurit nuk jane qelluar nga afer pasi ne rroba nuk jane gjetur faktore plotesues per ta vertetuar kete.                       et.de

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›