Rama Demonstrate ne shesh me 18 shkurt
Edi Rama tha dje nga selia roze menjehere pas seances parlamentare se demonstratat e opozites do te jete paqesore dhe do te kerkohet largimi i qeverise permes zgjedhjeve te reja. Ne do te ridalim ne demonstrate me 18 shkurt. Do te kerkojme zgjedhje te lira dhe te ndershme lufte kunder korrupsionit e fund te represionit. Paqesisht por vendosmerisht.
Kjo e jona seshte nje lufte per pushtet por nje beteje e ligjshme demokratike e domosdoshme per te pasur ne kete vend ate qe cdo shqiptar
i zakonshem meriton shtetin e se drejtes per te gjithe qytetaret ne vend te regjimit te padrejtesise per kusaret. Nje shtet qe vret njerezit me pushke ne mes te kryeqytetit nuk eshte sherbetor i qytetareve por vegel e pushtetit. Ne do te ridalim ne demonstrate ne 18 shkurt per te kerkuar shtetin e qytetareve dhe refuzuar pushtetin vrastar te kusareve. Paqesisht por vendosmerisht u shpreh Rama dje gjate komunikimit me mediat. Dalja ne demonstrate sipas Rames ka disa qellime por asnje prej tyre nuk eshte qellimi per pushtet.
Qellimi yne eshte per tu dhene ligjshmeri institucioneve te dalim me 18 Shkurt per te kerkuar rrugen e re shpresen e re vendosmerisht. Per te sharat me kokepalare per ata njerez qe i ka lene pa pune pa shprese theksoi Rama. Ai theksoi se opozita do te dale ne proteste per te kerkuar zgjedhje te lira e te ndershme dhe lufte ndaj korrupsionit. Do te dalim ne demonstraten e 18 shkurtit per votat qe vidhen per pasurite kombetare qe plackiten ne menyre te jashteligjshme per parate qe fitohen mal nga kusaret duke bere grope ekonomine per te varfrit per te papunet per cdokend qe nuk perballet dot me me rritjen e frikshme te cmimeve ne do te dalim ne demonstrate me 18 shkurt paqesisht por vendosmerisht tha Rama ne konference per media.
Duke folur per seancen e djeshme parlamentare Rama tha se ne te nuk u paraqiten pergjegjesit kryesore te ngjarjes se ndodhur me 21 janar ne Tirane. Sot Saliu dhe Luli dy pergjegjesit kryesore truri dhe masha politike qe shkaktuan masakren e 21 janarit nuk u paraqiten ne Parlament. I bene bisht nje perballje ku jane te treguar me gisht jo nga ne por nga e tere Shqiperia si njerezit qe duhet te largohen bashke me qeverine e zhytur ne llumin e nje kusarie qe vret. Ne sdo te rreshtim se kerkuari largimin e tyre. Jo per tu zene vendin po per te rivene ne vend Kushtetuten ligjshmerine institucionet dhe padyshim qeverisjen duke i ridhene popullit te drejten qe te qeveriset nga ata qe zgjedh. Per te mos u sunduar me kurre nga ata qe se lene te zgjedhe. Ne 18 shkurt do te ridalim ne demonstrate per nje mije e nje arsye pse Shqiperise i duhet nje faqe e re e historise. Paqesisht por vendosmerisht u shpreh Rama.
PS anulon protestat e sotme ne tri qarqe
Partia Socialiste ka anuluar tri protestat-marshim qe do te zhvilloheshin sot ne tri qarqet e medha te vendit. Diten e marte nje dite pas tryezes me partite e koalicionit opozitar Rama zhvilloi takime me deputetet socialiste te ndare sipas qarqeve. Kreu socialist dha udhezime per organizimin e tri protestave kete te premte ne Durres Fier dhe Elbasan protesta marshimi si ajo e zhvilluar javen e shkuar ne Tirane. Por duke pare efektin e munguar te protestes-marshim qe u zhvillua javen e kaluar ne tri qytete te medha Korce Vlore dhe Lezhe socialistet hoqen dore nga protestat ne rrethe per tu fokusuar vetem ne demonstraten e 18 shkurtit ne Tirane. E gjithe vemendja e bashkive dhe e strukturave socialiste eshte perqendruar tek kjo demonstrate per te cilen pritshmeria eshte shume e madhe. Burime prane PS-se shprehen se demonstrata e 18 shkurtit do te jete me e madhja qe opozita aktuale ka zhvilluar ndonjehere.
PS Ky pushtet nuk eshte me i popullit
Anetarja e Asamblese Kombetare Megi Ajtyresa tha dje se Ne 18 shkurt shqiptaret do te jene bashke ne bulevard si nje popull kunder nje pushteti qe vec i popullit nuk eshte. Ajo akuzoi maxhorancen se akuzon opoziten per dhune. A ka dhune me te madhe per shqiptaret sesa vjedhjet e rrenat e perditshme te Saliut e te qeverise qe vrau njerez te pafajshem vetem per te vazhduar per te vjedhur A ka dhune me te madhe per shqiptaret sesa dhuna e ketij pushteti hajnish e rrenash kunder institucioneve u shpreh Ajtyresa.
Sigurim jete policeve ne detyre fillon nenshkrimi i kontratave
TIRANE - Duke marre shkas nga plagosja e dhjetera policeve gjate demonstrates se dhunshme te 21 janarit Sindikata e Policise dhe Drejtoria e Pergjithshme e Policise nenshkruan nje marreveshje per sigurimin e jetes se te gjithe punonjesve te policise. Ne baze te kesaj marreveshjeje kompania e sigurimit ku do te derdhen kontributet individuale nga cdo punonjes policie premton se do te mbuloje deri ne 70 milione te vjetra shpenzime ne rastin me te keq ate te humbjes se jetes se efektivit. Kompania e sigurimit ka ofruar kete siguracion ne tri variante te mundshme ne baze te te cilave percaktohet shuma e perfitimit. Kontrata ne baze te marreveshjes do te jete vullnetare nga te gjithe punonjesit e policise te cilet kerkojne te sigurohen. Varianti i pare i figuracionit dhe qe ofron shumen me te madhe eshte ai i perfitimit te 70 milione lekeve te reja ne rastin kur punonjesi i policise humb jeten per shkak te detyres apo edhe per shkaqe te tjera te shenuara ne kontrate. Per te perfituar nga ky sherbim punonjesi i policise duhet te plotesoje nje deklarate qe pranon te sigurohet dhe te paguaje 7 mije leke te vjetra ne muaj ne formen e kontributit vullnetar. Varianti tjeter eshte per perfitimin e 50 milione lekeve te vjetra dhe kontributi mujor duhet te jete 5 mije leke te vjetra. Ndersa varianti i fundit qe mundeson kompania e sigurimeve eshte pagesa e nje kontributi mujor 3 mije leke te vjetra per perfitimin e 30 milione lekeve te vjetra ne rastin e humbjes se jetes. Kontrata perfshin ne sigurime humbjen e jetes ne krye te detyres nga aksidentet apo edhe arsye te tjera. Gjithashtu rimburson paaftesine e perhershme dhe te perkohshme ne pune shpenzimet farmaceutike mjekesore diagnostikuese sherbimin e ambulances ne rruge si dhe trajtimin spitalor duke perfshire edhe nderhyrjet kirurgjikale.
ARISTIR LUMEZI