Stërkaj: Në Prokurori për të mos penguar hetimet

Deputetët e PS-së Paulin Stërkaj dhe Tom Doshi kanë dëshmuar për 3 orë në Prokurorinë e Tiranës për ngjarjet e 21 janarit.
Në një prononcim për mediat pas daljes nga Prokuroria, Stërkaj theksoi se ndodhet në organin e akuzës për të mos penguar hetimet për ngjarjen 21 janarit.
Sipas tij edhe pse si deputet i Kuvendit të Shqipërisë ka imunitet ai do të paraqitet në Prokurori sa hërë që organi i akuzës ta thërrasë në lidhje me ngjarjet e 21 janarit.
Gjithashtu Stërkaj theksoi se është i gatshëm të bashkëpunojë me prokurorinë për zbardhjen e 21 janarit që sipas tij sa është e turpshme po aq është e dhimbshme.
I pyetur nga mediat për sherrin e djeshmën në Kuvendin e Shqipërisë ku vetë Stërkaj ishte protagonist ai theksoi se nuk ka bërë asgjë të paligjshme