E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata: Dorëshkrimi i Dimri i vetmisë së madhe të kalojë në Arkivin e Shtetit

Gjykata e Tiranës ka marrë vendim që sot që dorëshkrimi i librit Dimri i vetmisë së madhe të shkrimtarit Ismail Kadare, të kalojë në Arkivin e Shtetit. Vendimi i gjykatës i hap rrugë sigurimit të dorëshkrimit, përpara se të merret edhe një vendim nëse ai do i kalojë Kadaresë apo jo.

Vendimi u mor pasi shkrimtari i madh kërkoi nga e veja e diktatorit Enver Hoxha tia dorëzonte dorëshkrimin e romanit. Por zonja Hoxha pati deklaruar se romani i është dhuruar në vitin 1972 nga vetë shkrimtari. Kadare thotë se Nexhmije Hoxha ia kishte kërkuar romanin dhe ai nga frika e persekutimit ia kishte dorëzuar atë.

Avokati i Nexhmije Hoxhës tha se ajo do e dorëzojë dorëshkrimin origjinal të romanit në Arkivin e Shtetit. Më përpara Nexhmije Hoxha kishte dorëzuar në arkiv vetëm kopjen e këtij dorëshkrimi.

Pasi është siguruar dorëshkrimi, gjykata pritet të marrë një vendim tjetër, për tia kaluar këtë dorëshkrim Ismail Kadaresë apo jo.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›