E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata Kushtetuese 8 argumente kunder Marreveshjes se kufijve detare me Greqine



Marreveshja per kufijte detare e cila nga Greqia cilesohet si shume e mire dhe rigoroze eshte cilesuar antikushtetuese vetem pak kohe me pare nga Gjykata Kushtetuese e Shqiperise. Kjo gjykate ne vendimin e saj parashtroi 8 argumente kunder kesaj marreveshjeje. Nje nder arsyet me te forta qe detyruan Gjykaten te merrte kete vendim ka qene fakti se anetaret e grupit negociator te pales shqiptare nuk e kishin marre lejen speciale nga Presidenti i Republikes per te negociuar me palen greke. Me pas papajtueshmerite lidhen dhe me mangesite ne permbajtjen e titullit te marreveshjes e deri te mungesa e transparences per kete marreveshje nga ana e qeverise. Gjykata Kushtetuese mori parasysh pikat ku Partia Socialiste e Shqiperise pretendon se marreveshja objekt kundershtimi nuk eshte ne pajtim me nenet 3 4 7 dhe 92/e te Kushtetutes. Gjykata pranoi kerkesat e PS-se ku citohet se mungon plotfuqia nga ana e Presidentit te Republikes per negocimin dhe nenshkrimin e marreveshjes objekt shqyrtimi gje qe vjen ne kundershtim me nenin 4 te ligjit. Titulli dhe permbajtja e marreveshjes jane te pazakonta. Nuk duhej te ishte zbatuar parimi i baraslargesise strikte per percaktimin e kufirit detar i cili ka sjelle pasoja te disfavorshme per shtetin shqiptar duke humbur padrejtesisht siperfaqe te konsiderueshme hapesirash detare per shkak se dy brigjet kane kushte gjeografike te ndryshme.

19 Shtator 2010

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›