E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqia ve kushte kerkon respektimin e minoritetit dhe kufijte detare



Duket se nuk do te jete e lehte per qeverine shqiptare anashkalimi i kerkesave te Greqise. Vetem pak dite pasi kryeministri Berisha shprehu bindjen e plote se Greqia nuk do ta bllokoje procesin integrues te Shqiperise qeveria greke ka derguar dje ne Tirane sekretarin e Pergjithshem te Ministrise se Jashtme Yannis-Alexios Zepos. Megjithese gjate takimit me Berishen Zepos ka pranuar se Greqia do te mbeshtese si liberalizimin e vizave per shqiptaret ashtu dhe proceset integruese te Shqiperise ka ngritur dy shqetesime serioze per qeverine greke. Sipas Zepos Greqia i kushton shume rendesi respektimit te minoritetit grek ne Shqiperi dhe e shikon me shume shqetesim incidentin e Himares ku vrasja e Aristotel Gumes shikohet si nje akt individesh te frymezuar nga ndjenja nacionaliste. Po keshtu Zepos vlereson si shume te rendesishme Marreveshjen per kufijte detare midis dy vendeve marreveshje e cila u cilesua antikushtetuese nga Gjykata Kushtetuese e Shqiperise. Ndersa per Greqine kjo ishte nje marreveshje shume e mire e rigoroze.
Qendrimi
Shpreh edhe nje here shqetesimin e qeverise greke per Marreveshjen e ujerave territoriale e cila ishte nje marreveshje shume te mire e rigoroze. Ne shpresojme qe edhe per kete ceshtje te arrihet ne nje zgjidhje sa me te shpejte - eshte shprehur gjate takimit me kryeministrin Berisha sekretari i Pergjithshem i Ministrise se Jashtme greke.
Me tej gjate takimit Zepos i beri me dije kryeministrit Berisha shqetesimin qe ka shkaktuar ngjarja tragjike e vrasjes se te riut Aristotel Guma ne rrethet politike greke si nje akt individesh te frymezuar nga ndjenja nacionaliste. Duke e denuar kete si nje akt barbar kryeministri Berisha i rikonfirmoi ambasadorit Zepos qendrimin e palekundur te qeverise shqiptare per arritjen ne Shqiperi te standardeve me te larta te mbrojtjes se te drejtave te njeriut dhe minoriteteve. Ne kete kontekst kryeministri Berisha e garantoi ambasadorin Zepos se akte te izoluara nuk perfaqesojne ndjenjat e miqesise dhe te vleresimit qe qytetaret shqiptare kombi shqiptar ruan ndaj popullit fqinj grek dhe ndaj kontributit dhe ndihmes qe Greqia i ka dhene Shqiperise ne vazhdimesi. Gjate takimit ambasadori Zepos i rishprehu kryeministrit Berisha qendrimin e qeverise greke ne mbeshtetje te plote te integrimit sa me te shpejte te Shqiperise ne BE. Greqia mbeshtet fuqishem heqjen sa me shpejt te vizave per qytetaret shqiptare e cila do te mundesoje levizjen e tyre te lire ne hapesiren europiane si te barabarte me qytetaret e tjere te BE-se. Ne jemi shume te lumtur per marredhenien e ngushte qe ekziston midis dy vendeve dhe ndjenjat e miqesise qe ruajne te dy popujt fqinj e miq - eshte shprehur Zepos.

19 Shtator 2010

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›