Haxhinasto pret Zepos bien dakord te menjanojne retoriken nacionaliste
Sekretari i Pergjithshem i Ministrise se Jashtme greke Yannis-Alexis Zepos eshte takuar dje edhe me ministrin e Puneve te Jashtme te Shqiperise Edmond Haxhinasto. Gjate ketij takimi te dy palet ndane mendimin se dy qeverite shoqerite civile te dy vendeve si dhe opinioni mediatik duhet te punojne bashkerisht per te menjanuar e dekurajuar cdo retorike manipuluese e me ngarkese nacionaliste qe nuk pasqyrojne kuadrin e shkelqyer te marredhenieve shqiptaro-greke dhe mund te cenoje perceptimin publik te ketyre marredhenieve. Nderkaq ne qender te bisedimeve ishin marredheniet e partneritetit te ngushte mes Shqiperise dhe Greqise dhe mbeshtetja per integrimin e Shqiperise dhe te vendeve te rajonit ne Bashkimin Europian. Sekretari i Pergjithshem i Ministrise se Jashtme greke siguroi ne vazhdimesi per mbeshtetjen e plote te qeverise greke ne kuader te permbushjes se axhendes europiane te Shqiperise. Duke nenvizuar klimen teper pozitive te krijuar ne marredheniet mes dy vendeve dy bashkebiseduesit vecuan rolin e komunitetit shqiptar qe jeton dhe punon ne Greqi si dhe te minoritetit grek ne Shqiperi si ura te forta lidhese per fuqizimin e metejshem te frymes se miqesise dhe te prosperitetit midis dy popujve dhe vendeve tona.
19 Shtator 2010