E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mrekullia gjermane e radhes nje sistem vlerash

Numri i te papuneve ne tetor ra per here te pare qe prej 20 vjetesh nen 3 milione. Por per kete ka dhene kontributin e vet edhe kultura e punes se ndermarrjeve gjermane. Ata akoma ekzistojne. Kapitalistet e mire. Te 85.000 te punesuarit e firmes furnizuese te automjeteve Bosch me 1 janar 2011 do te kene nje rritje rroge me 27 me heret se ishte planifikuar

Wolfgang Malchow drejtor i personelit te grupit Bosch thote Punonjesit tane i qendruan besnik firmes ne kohen e krizes dhe duruan humbjet ne te ardhura. Per mua kjo eshte nje shenje e trajtimit te ndershem. Ne dime te vleresojme luajalitetin e punonjesve tane dhe te jemi pro rritjes se tarifes.

Edhe firma te tjera u perpoqen gjate kohes se krizes te mos e pushonin nga puna personelin baze dhe perdoren per kete instrumentin e punes me orar te shkurtuar. Punonjesit moren me pak rroge per me pak pune por edhe nje mbeshtetje financiare nga shteti. Ne koherat e rritjes ekonomike firmat po e reduktojne punen me orar te shkurtuar madje po punesojne punonjes te rinj. Kjo eshte arsyeja e mrekullise gjermane te punes e cila shihet disi me zili nga vende te tjera.

Ky qendrim duket sikur nuk shkon me imazhin e firmave te orientuara nga fitimi qe megjithe rritjen e xhiros paralajmerojne shkurtime dhe brohoriten per kete nga aksionaret. Hans Paul Buumlrkner kryetar i bordit te Boston Consulting Group e gjykon si te njeanshme politiken afatshkurter te maksimizimit te fitimit. Bizneset familjare me tradite kane pasur gjithmone nje filozofi te kultures se punes E cila eshte e orientuar nga klientet por edhe nga punonjesit pra nga nje klime e pergjithshme e mire perfshire ketu dhe komunitetin ne te cilin punohet me te cilin krijohet nje lidhje e forte dhe nje ndjenje pergjegjesie.

Kjo filozofi pune trashegohet nga gjenerata ne gjenerate dhe eshte faktor vendimtar per internacionalizimin. Sepse nga biznese familjare shpesh jane ngritur koncerne qe veprojne ne menyre globale. Pikerisht ne firma te tilla qe prej dhjete vitesh eshte zhvilluar nje debat per kulturen e vlerave. Vlera te perbashketa ishte motoja e tij

Ne nje kohe qe nje firme vepron ne rrafsh nderkombetar ajo synon te gjeje nje baze te perbashket vlerash. Kjo nuk do te thote qe te gjithe te paguhen njesoj por qe te krijohen kushte te pranueshme pune qe te ofrohet nje produkt me cilesi te mire si ne tregjet nderkombetare ashtu edhe ne tregun vendas.

Ne katalogun e vlerave ben pjese edhe nje fakt qe nje firme e kupton veten si nje pjese te shoqerise dhe kete jo vetem ne vendin ku eshte lokalizuar. Shembull firma BASF koncerni boteror per lende kimike nuk eshte vetem si biznes ne Afrike por ofron mundesi shkollimi per femijet. Ne kemi financuar nje projekt ne te cilin femijet kane marre mbeshtetese plastike per te shkruar pasi nuk kishin tavolina dhe asnje mundesi ku te mesonin shkrim e kendim. Keto mbeshtetese ata i marrin me vete mund tua japin motrave dhe vellezerve te tyre. Ky ishte nje projekt shume i suksesshem me mjete te thjeshta.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›