Gjykata Kushtetuese brenda 30 ditëve vendim për Metën! Presidenti padi Kuvendit: Manipuloi provat

Pas ka dëgjuar palët në disa seanca, Gjykata Kushtetuese është tërhequr për të marrë një vendim për shkarkimin ose jo të Presidentit të Republikës, Ilir Meta.
Seanca e ditës së sotme nisi në orën 10:00, ku përfaqësuesit e Kuvendit dhe të Presidentit dhanë konkluzionet përfundimtare. Më pas, Gjykata Kushtetuese njoftoi se brenda 30 ditëve do të shpallë edhe vendimin e arsyetuar, për çfarë do vendimi që ajo të marrë.
Menjëherë pas përfundimit të seancës së sotme, përfaqësuesi i presidencës, Bledar Dervishaj, njoftoi padinë e Metës ndaj Kuvendit, duke e akuzuar këtë të fundit se ka falsifikuar provat shkresore.
“U provua se Kuvendi edhe së fundmi depozitoi prova të manipuluar me qëllimin që të rrëzohen pretendimet e kreut të shtetit dhe kur kjo ndodh nga Kuvendi i Shqipërisë, çfarë mund të mendojnë ne se çfarë ndodh në organet e tjera, por që trajtojnë të drejta themelore, Meta ka vendosur t’i drejtohet prokurorisë për një procedurë hetimore për këtë shkak ashtu si kurse është e drejtë e Gjykatës që të marrë një vendim, për manipulimin e shkresës në 4 shkurt 2022″, -tha Dervishaj.
Taulant Balla, kreu i Grupit Parlamentar i PS-së, që ndoqi seancën në Gjykatën Kushtetuese si përfaqësues i mazhorancës, tha se ka qenë një proces i shëndetshme kushtetuese për cilësinë e demokracisë në Shqipëri dhe se duhet respektuar vendimi i GJK.
“Vendimet për rrëzime apo pranime i merr vetëm Gjykata Kushtetuese. Ne kemi detyrimin që nga ky monument, që është mbyllur procesi, të respektojmë pavarësinë e vendimmarrjes së Gjykatës Kushtetuese.
Mendoj se nga momenti i përfundimit të procesit, të gjithë ne kemi detyrimin, përfshirë Presidentin, partitë e kushdo tjetër, të ruajmë heshtjen institucionale, derisa Gjykata Kushtetuese, brenda afatit 30-ditor, të shprehet, me gjithë arsyetimin. Procesi ka qenë për t’u përshëndetur. Mendoj se çdo deklaratë e imja apo e palëve të tjera të përfshira në proces nuk do i bënte mirë procesit”, -tha Balla.
/rtsh.al/