E Enjte, 5 Nëntor 2026

Shqipëri-SHBA bashkëpenëmbajtës për Ukrainën, Kim: Rusia kërcënim për rendin ndërkombëtar

Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama, dhe ministres së Jashtme, Olta Xhaçka, se vendi ynë dhe SHAB do të jenë bashkëpenëmbajtës në çështjen e Ukrainës në përplasjen e saj me Rusinë. Ajo shprehet se SHBA e vlerëson lidershipin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Zonja Kim shkruan se agresioni i Rusisë nuk po kërcënon vetëm Ukrainën dhe Evropën, por edhe rendin ndërkombëtar.

“SHBA vlerëson lidershipin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, si mbajtëse me ne për çështjen e Ukrainës . Agresioni i Rusisë jo vetëm që kërcënon Ukrainën dhe Evropën, por rendin ndërkombëtar për të cilin Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara është ngarkuar të ruajë.”, shkruan ambasadorja.

                                                                                                                                                                                                                                                                                         

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›