Rama vizitë zyrtare në Itali, do të nënshkruhen marrëveshje bashkëpunimi për universitetet

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Itali, ku qëllimi i kësaj vizite janë disa marrëveshje bashkëpunimi në fushën e arsimit.
Gazetarja e RTSH, Denada Shkodrani raporton nga Italia, se pjesë e kësaj vizite është Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, si dhe Bora Muzhaqi, ministre e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët.
Rama do të ketë një takim në Unitus, Universiteti i Tuscias me ministren e Universitetit dhe Kërkimeve, Maria Cristina Messa.
Në këtë takim, do të jetë i pranishëm edhe Paolo Orneli, këshilltar rajonal për zhvillimin ekonomik, tregtinë dhe zejtarinë, universitetet, kërkimin shkencor, start-up-et dhe inovacionin.