E Shtunë, 31 Tetor 2026

Votat e gabuara, KQZ miraton projekt-aktin për hapjen e kutive

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka miratuar në parim projek-aktin për hapjen e kutive me votat e kontestuara dhe të hedhura në kutitë e gabuara.

Në këtë mbledhje, përfaqësuesi i PD-së Njazi Kosovrasti deklaroi se Kolegji e cilësoi të mirë punën e KQZ-së për votat e hedhura në kutitë gabim. Ndërkaq, jo në të njëjtën linjë qëndroi përfaqësuesi i PS-së Genc Gjoncaj, i cili deklaroi se pret që Kolegji të mos prodhojë procedura të ndryshme, ndërsa shprehu mjaftë pikëpyetje se sa grupe numërimi do të ngrihen, dhe kërkoi që ky institucion të krijojë grupe numërimi.

Kreu i KQZ-së Arben Ristani vuri në dukje se për çdo kuti, në të cilën do të numërohen materialet zgjedhore, do të ketë vëzhgues partiakë.
 

Sipas Ristanit janë rreth 1800 kuti që do hapen, numërimi i të cilave nuk mund të bëhen vetëm nga 7 anëtarët prandaj është parashikuar ngritja e 8 grupeve të numërimit.

Nënkryetarja e KQZ-së kundërshtoi ngritjen e grupeve të numërimit. Sipas saj hapja e kutive duhet të bëhet në sy të anëtarëve të KQZ.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›