E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata Kushtetuese ne ish zonen e TMK-se

Prishtine - Ministria e Sherbimeve Publike dhe Trupat Mbrojtese te Kosoves kane bere dje pranim-dorezimin e objektit te Zones se Peste te TMK-se, ne kuader te realizimit te Memorandumit te Mirekuptimit per kalimin e objekteve te TMK-se ne menaxhim te Qeverise se Kosoves.

Ne kete objekt, te cilin dje e ka pranuar MSHP-ja, do te vendoset fillimisht nje zyre administrative e Gjykates Kushtetuese, e cila do t'i paraprije funksionimit te plote te kesaj Gjykate. Ajo do te rinovohet dhe do t'i pershtatet natyres se kesaj Gjykate.

Ministri i MSHP-se, prof. dr. Arsim Bajrami, tha me kete rast se Grupi Punues per themelimin e Gjykates Kushtetuese i ka dorezuar kryeparlamentarit Jakup Krasniqi, orarin e qarte te veprimeve te duhura, ne menyre qe Parlamenti te veproje shume shpejt ne perzgjedhjen e gjykatesve te Gjykates Kushtetuese.

"Fillimisht, ne kete objekt do te hapet nje zyre administrative, e cila do te pranoje shkresat e para qe do t'i drejtohen kesaj Gjykate. Kjo do te mundesoje qe kur te behet perzgjedhja e gjykatesve, puna te filloje me kapacitet te plote”, ka thene ministri Bajrami, i cili ka udhehequr me sukses punen e Grupit Punues per themelimin e kesaj Gjykate.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›