E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nënshkruhet memorandumi midis teatrove

Tetari Kombëtar Shqiptar, Teatri Kombëtar i Kosovës, dhe institucioni Nacional – Teatri Shqiptar Shkup, kanë nënshkruar një memorandum të përbashkët bashkëpunimi. Drejtori i Teatrit Kombëtar Shqiptar, Kristaq Skrami, e vlerësoi këtë bashkëpunim duke theksuar rëndësinë e një memorandumi të tillë.

Në vitin që lamë pas nuk kanë munguar bashkëpunimet me përfaqësues të Kosovës dhe Maqedonisë në vepra të rëndësishme teatrale. Ky memorandum ka për qëllim realizimin e komunikimit, shkëmbimin dhe prodhimin e vlerave kulturore midis vendeve tona, si dhe forcimin e marrëdhënieve midis këtyre tri institucioneve dhe koordinimin e punëve dhe aktiviteteve të përbashkëta qe këto institucione do të marrin përsipër për të realizuar.

Të tri teatrot u shprehen të gatshme të bashkëpunojne për realizimin dhe zbatimin e këtij memorandumi dhe bashkëpunimit përmes projekteve teatrale. Ky memorandum bashkëpunimi përcakton fushat me interes të përbashkët bashkepunimi mes palëve si dhe angazhimin e tyre.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›