E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli:Qeveria e angazhuar për të përndjekurit

Në ligjin për dëmshpërblimin e të përndjekurve politik do të përfshihen edhe familjarët e atyre që janë pushkatuar pa gjyq. Kështu u shpreh Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli e cila ishte sot e ftuar në përkujtimin e 64 vjetorit të kryengritjes antikomuniste në fshatin Tamar në Kelmend të Shkodrës, e cila ka hyrë në historinë e Shqipërisë si lëvizja më e fuqishme krahas asaj të Postribës dhe ndër të parat levizje antikomuiniste në Shqipëri dhe rajon. Duke e cilësuar këtë datë të shënuar si një ditë të madhe reflektimi, Kryetarja e Kuvendit theksoi se kjo qeveri është e angazhuar plotësisht jo vetëm të respektojë këtë kategori martirësh por dhe të nderojë kujtimin e tyre si pjesë e ndritur e historisë së Shqipërisë. Kryengritja e Kelmendit, e nisur në 25 janar të vitit 1945 vazhdoi për ditë të tëra ku qindra banorë të zonës kryesuar nga Prek Cali luftuan për pëmbushjen e aspiratës së tyre për një Shqipëri të lirë e demokratike. Pas luftimeve të ashpra ata u rrethuan nga forcat e sigurimit të cilët vranë mbi 70 vetë mes të cilëve edhe gra si dhe dogjën me dhjetra shtëpi. "E kemi detyrim, tha Kryetarja e Kuvendit, së pari të kujtojmë dhe të përpunojmë të kaluarën më të zymtë dhe më te egër jo vetëm të zonës së Kelmendit e Shkodrës por të gjithë shoqërisë shqiptare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›