E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata Kushtetuese, sot seance degjimore per Gjakoven

PRISHTINE- Gjykata Kushtetuese e Kosovës do të mbajë sot seancë dëgjimore për të shqyrtuar ligjshmërinë e zgjedhjeve të mbajtura në Gjakovë, ku si palë janë ftuar KQZ, përfaqësuesit e AAK-së dhe AKR-së. Kërkesën për të shqyrtuar ligjshmërinë e zgjedhjeve në Gjakovë eshte bërë nga Aleanca Kosova e Re, pasi sipas tyre, gjatë votimeve në këtë komunë ka pasur shumë parregullsi, dhe si pasojë e tyre ka humbur kandidatja e tyre për kryetar të Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, përball kandidatit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj. Seanca dëgjimore do të mbahet në Gjykatoren e Fakultetin Juridik të UP-së.(rtv21/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›