"Vetevendosja": Kurti nuk do të paraqitet në gjykatë më 15 shkurt
PRISHTINE- Drejtuesi i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti, nuk do të paraqitet në seancën gjyqësore të 15 shkurtit të thirrur nga EULEX-i, për faktin se kjo lëvizje nuk i njeh misionet ndërkombëtare që veprojnë në Kosovë. Kjo është bërë të ditur sot nga “Vetëvendosje” e cila ka riperseritur se do të vazhdojë aktivitetet e saj në kundërshtim të misioneve ndërkombëtare, të cilat nuk e njohin pavarësinë e Kosovës. Aktivisti, Glauk Konjufca, ka theksuar se arsyeja pse Kurti nuk do të jetë i pranishëm në seancën e 15 shkurtit është fakti se ai konsideron se ky proces nuk ka të bëjë me institucionet e Kosovës. Sipas tij, në rast se Kurti do të burgoset, atëherë Lëvizja “Vetëvendosje” do ta vazhdojë dhe intensifikoj aktivitetet e saj, cak i të cilave do të jenë institucionet vendore dhe misionet ndërkombëtare. Procesin gjyqësor ndaj Albin Kurtit, Konjufca e ka vlerësuar të padrejtë, ndërkaq rifillimin e rastit ndaj tij e ka quajtur krim të dytë(telegrafi/BalkanWeb)