E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD, Patozi pershendet tryezen e Topit

TIRANE- Partia Demokratike vlerësoi sot tryezën e thirrur nga Presidenti i Republikes ku të shtunën paradite do të ulen për të dialoguar maxhoranca dhe opozita. Gjatë një deklarate për shtyp, kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Astrit Patozi, shprehu vleresim pozitiv për thirrjen e tryezës nga Presidenti Topi. Patozi garantoi se “Partia Demokratike është e vendosur të japë kontributin e saj, në përputhje me rregullat e shtetit ligjor, rezolutën e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, si dhe raportin e OSBE/ODIHR për zgjedhjet e fundit në Shqipëri". Patozi tha me tej se maxhoranca ka patur dhe do të vazhdojë të ketë dialog me Partinë Socialiste dhe me çdo faktor tjetër politik të vendit dhe në dritën e këtij përcaktimi ne e shikojmë edhe tryezën e ftuar nga Presidenti i Republikës. (s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›