Zgjedhjet në Ukrainë , Timoshenko nuk pranon humbjen
Kryeministrja pro perëndimore, Julia Timoshenko, ka deklaruar se nuk do ta pranojë dhe nuk do ta njohë fitoren e liderit prorus Viktor Ianukovich, në balotazhin e së dielës për zgjedhjet presidenciale ukrainase. "Unë nuk do ta njoh kurrë legjitimitetin e fitores së Janukoviçit me të tillë proces zgjedhor, ka deklaruar Timoshenko gjatë një mbledhjeje të partisë së saj, të zhvilluar në orët e para të së martës, bëhet e ditur nga agjensia ukrainase e lajmeve Unian dhe ajo ruse Itar-Tass. Kryeminsitrja e Ukrainës u është drejtuar avokatëve të saj , duke u kërkuar që çështjen e rezultateve të zgjedhjeve të balotazhit presidencial ta adresojnë në gjyq, duke hedhur edhe hipotezën e një raundi të tretë zgjedhjesh. Ndërkaq besohet se kryeministrja e Ukrainës, Julia Timoshenko, njëherësh kandidate në zgjedhjet presidenciale, do të dalë para gazetarëve, për të parën herë prej përfundimit të votimeve të së dielës. Grupi i mbështetësve të kryeministres, Julia Timoshenko, në Parlamentin e Ukrainës, tha se në zgjedhjet presidenciale ka patur vjedhje në shkallë të gjerë dhe se do të ndërmarret aksion gjyqësor për "ta mbrojtur të drejtën e zgjedhjeve korrekte".
Pothuajse me të gjitha votat e llogaritura, lideri opozitar, Viktor Janukoviç, ka siguruar vota të mjaftueshme një fitore të ngushtë. E megjithatë, Julia Timoshenko nuk e ka pranuar disfatën. Ajo pretendon se votimet nuk ishin korrekte. Por më herët Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), që mori pjesë në monitorimin e zgjedhjet, i ka vlerësuar ato si të rregullta dhe ka kërkuar tranzicion të qetë të autoritetetit.