E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata Kushtuese mazhoranca rrezon kandidatin Ardian Leka

Kandidati per Gjykaten Kushtetuese Ardian Leka refuzoi ti pergjigjet deputetit demokrat Enkelejd Alibeaj duke e akuzuar se ka paragjykuar procesin


Qendrimi i mazhorances kunder kandidaturave te dekretuara nga Presidenti Bamir Topi per ne Gjykaten Kushtetuese eshte pasqyruar edhe ne seancen degjimore me kandidatin Ardian Leka.


Duke u nisur edhe nga deklarimet e deputeteve te mazhorances se jane kunder kandidaturave avokati Ardian Leka deklaroi se eshte i ndergjegjshem qe Parlamenti nuk do te jape pelqimin ndaj tij per ne Gjykaten Kushtetuese.


Permes debateve dhe batutave kandidati Leka replikoi me deputetin Alibeaj duke refuzuar qe ti pergjigjet pyetjeve te tij madje ai e akuzoi se paragjykon te perzgjedhurit e Presidentit. Deputeti ka bere nje artikull duke thene qe kandidatet jane medioker kjo eshte fyerje keshtu qe kesaj pyetjeje nuk i pergjigjem - tha Ardian Leka.


Vete deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj sqaroi se ne vleresimin qe ai i ka bere kandidaturave te kreut te shtetit juristi Leka nuk perfshihej. Ironia mes ish-ministrit te Drejtesise dhe avokatit te disa prej ceshtjeve me te bujshme ka shkuar edhe me tej. Deputeti demokrat kerkoi sqarime nga juristi per mospranimin e nga ana e Lekes e detyres se zevendesprokurorit ne vitin 1993 detyre per te cilen ai nuk kishte pasur dijeni.


Ne konceptin tim te marresh detyren e anetarit te Gjykates Kushtetuese sic thone shqiptaret Do kellqe. Ju nuk keni pasur kellqe per te marre detyren e zevendesprokurorit ne vitin 1993. fare ka ndodhur sot - shtroi pyetjen Alibeaj.


Por per avokatin Leka marrja e nje detyre nuk lidhet vetem me aftesine profesionale. Sipas tij jo te gjithe njerezit qe nuk marrin detyra nuk kane kellqe. Se mesa di une parafolesi ka mbaruar shkollen e magjistratures dhe nuk eshte gjyqtar sot. Jo kushdo qe nuk merr detyren nuk eshte i zoti - theksoi ai.


Nje tjeter ceshtje e cila ngjalli debate ne Komisionin e Ligjeve ka qene ajo e te ardhurave dhe e shlyerjes se detyrimeve ndaj shtetit. Deputeti demokrat Strazimiri u shpreh se grupi i kontrollit per vitin 2009 ne raportin e tij ka evidentuar se nga te dhenat qe i jane gjetur nga veprimtaria tatimpaguese avokati Leka bie ne kundershtim me ligjin procedurat tatimore.


Sipas tij mosmbajtja e sakte e librave dhe regjistrave tatimore konstatohet edhe per vitin 2010. Por kandidati i fundit per ne Gjykaten Kushtetuese hodhi poshte pretendimin e deputetit Strazimiri duke shprehur gatishmerine qe ne rast dyshimi te dorezoje edhe nje kopje te bllokut te faturave tatimore.


Dokumentacioni qe avokatet mbajne eshte nje bllok me fature tatimore i cili eshte keqyrur ne menyre te detajuar nga grupi i kontrollit. Ky eshte nje bllok i plotesuar me se miri sa here qe kemi marre pagesen nga klienti. Nuk e di se cfare duhet tjeter.


Nese ju nuk e besoni atehere une mund tua bie ketu ate - sqaroi Leka. Avokati deklaroi se gjendja e tij ekonomike eshte e mire dhe se ka ne pronesi disa shtepi dhe nje ambient zyre ku ushtron momentalisht detyren e tij.


Pasioni per motoret


Gjate debatit ne komision juristi Leka zbuloi edhe pasionin e tij njekohesisht edhe te deputetit Strazimiri per motoret. Ne qofte se doni me shume me vjen mire se te dy jemi te pasionuar pas motocikletave kam nje motociklete shume te bukur. E kam kenaqesi ta them per zotin Strazimiri se edhe ai si une jemi te pasionuar. Zoti Strazimiri e ka Java une e kam Harley Davidson - tha Leka.

eshtjet e bujshme


Avokati Ardian Leka eshte nje nga emrat me te njohur ne kete fushe duke qene mbrojtes i pjesemarresve te bandes se Lushnjes Ylli Pinarit apo edhe te Eleonores. Sipas juristit Leka detyra e avokatit eshte te mbroje personat qe merr persiper dhe se kriteret e perzgjedhjes se ceshtjeve qe ai ben bazohet edhe mbi shanset e fitimit te saj. Nderkohe ai hodhi akuza ndaj avokateve qe cakton shteti per mungese profesionalizmi.


Debati ne Komisionin e Ligjeve


Alibeaj Me rezulton qe ju jeni emeruar ne nje pozicion zevendesprokuror i rrethit te Tiranes ne sektorin gjyqesor jeni emeruar pa dijenine tuaj por ju e keni konsideruar problem faktin pse jeni emeruar ne nje detyre me te larte dhe keni kerkuar me ngulm te mos e merrni kete detyre.


Ne konceptin tim te marresh detyren e anetarit te Gjykates Kushtetuese sic thone shqiptaret Do kellqe. Ju nuk keni pasur kellqe per marre detyren e zevendesprokurorit ne vitin 1993. fare ka ndodhur sot


Leka Jo te gjithe njerezit qe nuk marrin detyra nuk kane kellqe se mesa di une parafolesi ka mbaruar shkollen e magjistratures dhe nuk eshte gjyqtar sot. Jo kushdo qe nuk merr detyren nuk eshte i zoti.


Fino E bukur kjo.
Tahiri Nuk e prisje kete apo jo
Majko Fol me edukate.
Alibeaj Pse u fye morali yt


Leka Nese flitet per vitin 1993 une kisha vetem 3 vite pune madje jo tamam 3 vite dhe ne ate kohe prokuroria e Tiranes kishte ngarkese te jashtezakonshme. Une kam qene prokuror ne komisariatin numer 1 te prokurorise se Tiranes dhe beja 10-12 ndalime ne dite ishte e pamundur te shikoja dhe nenen time.


Shkoja ne shtepi ne 10 te darkes. Dhe me thene te verteten kisha shume emocione kur mora postin e zevendesprokurorit te Tiranes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›