E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grinden nxenesit e klases se 9 plagoset nxenesi 13- vjecar

Sherri ndodhi pas perfundimit te mesimit kur i mituri u sulmua nga shoket e tij


DURRES - Masakrohet me thike nxenesi i shkolles 9- vjecare Bajram Curri ne plazhin e Durresit menjehere pasi ka dale nga mesimi. I mituri 13- vjecar Rezar. G u godit me thike ne bark dje ne mesdite rreth ores 1300 nga shoket e klases ndersa ende nuk dihet motivi i incidentit qe per pak mund ti kishte kushtuar jeten te miturit.


Burimet e policise pohojne se femija eshte goditur me thike disa here ne bark duke i shkaktuar atij plage te renda. Kacafytja mes femijeve te kesaj shkolle ka ndodhur sipas personave prezente ne kete ngjarje rreth ores 13 30 kur ata sapo kishin mbaruar mesimin.


Mesohet se 13- vjecari Rezart .G. eshte qelluar nga bashkemoshatare te tij pas nje zenke te meparshme te tyre ne shkolle. I plagosuri eshte derguar me urgjence ne spitalin rajonal te Durresit ku i eshte dhene ndihma e pare mjekesore dhe i eshte nenshtruar nderhyrjes kirurgjikale te mjekeve.


Keta te fundit kane pohuar se femija kishte disa plage me nje mjet preres ne bark por pas nderhyrjes se tyre gjendja e tij shendetesore paraqitet e rende por ne permiresim e siper.


Ai po mbahet nen mbikeqyrje te mjekeve duke iu nenshtruar te gjitha kontrolleve te nevojshme per te shmangur komplikacionet e ndryshme. Policia ka shkuar ne vendngjarje duke marre ne pyetje nxenesit e klases se viktimes por nuk ka dhene asnje informacion mbi plagosjen.


Spitali i Durresit eshte mbushur pasditen e sotme me dhjetera femije te kesaj shkolle por edhe mesues e te aferm te cilet kane shprehur shqetesimin e tyre per situaten e krijuar.


Statistikat e ketij spitali jane te frikshme per sa i perket fenomenit te plagosjeve me thika mes adoloshenteve. Ky fenomen eshte problematik ne shkollat e mesme por ka pasur raste edhe ne shkollat 9 vjecare ku ka pasur plagosje me arme te ftohta.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›