E Diel, 1 Nëntor 2026

Kthehej ne shtepi polici qellohet me arme

Efektivi i komisariatit te Fierit i shpetoi plumbave ndersa ende nuk dihen autoret e krimit

Fier - Nje polic i komisariati te Fierit eshte tentuar te vritet me arme zjarri mesnaten e se martes duke aguar e merkura ne qytetin e Fierit nga persona te panjohur. Kete fakt e pohojne burime zyrtare te policise Fier te cilet pohojne se Kozma Dimo i ka shpetuar sulmit te disa personave qe e kishin qelluar fillimisht me gure dhe sende te forta ndersa me pas qelluan ndaj tij me arme zjarri.


Mesohet se polici ka qene duke u kthyer ne banesen e tij kur ne afersi te Fermes lirim te Fierit rreth 4 km larg qytetit kur eshte sulmuar nga te panjohurit ndersa fatmiresisht pa plage. Pas ngjarjes policia nisi menjehere hetimin me qellim zbardhjen e motiveve te ngjarjes dhe autoreve te mundshem te krimit.


Duke iu referuar deklarimit te bere kolegeve te tij ne polici nga Dimo ngjarja ka ndodhur rreth mesnates prane shtepise se tij. Ne drejtimin tim nisen te qellonin me gure dhe me pas eshte qelluar edhe me arme zjarri. Kane qene tre bresheri te cilave une i kam shpetuar .


Keshtu mesohet te kete thene per grupin e hetimit Kozma Dimo. Nderkohe mesohet se polici Kozma Dimo ka qelluar ne ajer me pistoleten e sherbimit . Po ashtu ai ka njoftuar edhe koleget e tij ne komisariatin e Fierit. Menjehere drejt vendit te njoftuar kane shkuar patrullat e grupit te gatshem te cilat ende nuk konfirmojne zyrtarisht gjetjen e ndonje prove matriale si gezhoja apo ndonje dyshim tjeter qe te vertetojne se eshte qelluar inspektori.


Ende policia lokale nuk flet per autor dhe per shkaqet por deklaron se eshte ne kerkim te zbardhjes se rrethanave te ngjarjes. Gjithashtu jane pyetur edhe mjaft banore te zones se Fermes lirimi te cilet mund te kene degjuar te shtena armesh. Kozma Dimo ka ne policine e shtetit mbi 8 vjet pune. Ai ka qene instruktori i qenit te Drejtorise se Policise se Fierit prej shume vitesh. K.Thanasi

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›