E Shtunë, 31 Tetor 2026

Iken Sterkaj PD me 67 deputete

Deputeti Paulin Sterkaj ka bere publik largimin e tij nga Partia Demokratike dhe mazhoranca aktuale qeverisese dhe rikthimin e tij ne opozite.

Ne nje interviste per Top Channel zoti Sterkaj ka sqaruar te gjitha arsyet qe e cuan ne kete vendim te rendesishem.

Sipas deputetit keqqeverisja e kabinetit aktual eshte pika kryesore qe ka ndikuar ne maturimin e kesaj levizjeje.

Per cudi vazhdojne njerezit e korruptuar ne Malesine e Madhe dhe ne Shkoder. Ne Malesine e Madhe kerkohen 1500 euro per nje vend pune nderkohe qe ne Shkoder eshte mbi 4500. Une jam nje deputet i lire dhe kjo me duket gjeja me e mire qe vota ime te mos i sherbeje askujt per te perfituar politikisht ka deklaruar Sterkaj.

Nje tjeter pike te cilen zoti Sterkaj e permend si mjaft te rendesishme dhe qe ka patur ndikim te madh jane sipas tij edhe faktet e publikuara nga opozita ne lidhje me korrupsionin dhe konfliktin e interesit ne qeveri.

Duke pare akuzat e opozites per korrupsion dhe qendrimin e qeverise nga e cila nuk del asnje te thote se heq dore nga imuniteti dhe le te hetohem. Por na flasin per 20 per qindsha dhe per lepurin. Po arusha ku eshte Ketu ka vend arusha dhe jo lepuri ka pohuar Sterkaj.

Si pasoje e kesaj situate te cilen deputeti i Shkodres e quan te pakalueshme dhe aspak normale ai ka vendosur te rikthehet ne opozite si nje vendim natyral ne emer te qytetareve te tij.

Ska rendesi e ardhmja ime politike por sa te jem ne politike do te bej me te miren. Nese PS mua me pranon pse te mos jem atje per ti sherbyer vendit ka shtuar Sterkaj.

Me largimin e zotit Sterkaj Partia Demokratike zbret ne 67 deputete ndersa shumica tkurret ne 74 vota pa llogaritur ish-ministrin Dritan Prifti i cili pas largimit nga qeveria eshte nje numer i pasigurte ne shumicen aktuale qeverisese.

Paulin Sterkaj mandatin e pare e ka siguruar nen siglen e Partise Socialiste ne rrethin e Shkodres ne vitin 2005 me pas ne 2007-en u perjashtua si pasoje e votes se dhene per zgjedhjen e presidentit te Republikes Bamir Topi. Ne vitin 2009 zoti Sterkaj u zgjodh ne qarkun e Shkodres por kete here nen siglen e demokrateve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›