E Shtunë, 31 Tetor 2026

Oketa Asnje pakt per ligjin e SHISH

Ish-ministri i Mbrojtjes Gazmend Oketa ka folur edhe per ceshtjen e Sherbimit Informativ Shteteror lidhur me te cilen ka deklaruar se nuk eshte ne dijeni te ndonje marreveshjeje.

Duke folur ne emisionin Top Story ne Top Channel Oketa ka komentuar edhe deklaratat e kryeministrit Berisha dhe ate te ambasadorit amerikan John Withers lidhur me kete ceshtje.

SHISH nuk ka asnje vartesi nga Ministria e Mbrojtjes dhe si ish-minister nuk di te kete pasur ndonje marreveshje te shkruar. Fakti qe kryeministri e deklaron me bindje te plote do te thote se ajo nuk ka ekzistuar. Nuk dua te them se ambasadori Withers genjen por ne dijenine time une nuk di te kete pasur nje marreveshje te tille ka deklaruar Oketa.

Ai ka nenvizuar se ne baze te rregullave ngritja dhe hartimi i ligjeve per strukturat e reja duhej bere ne bashkepunim me NATO-n. Por edhe ne kete drejtim ish-ministri thote se nuk ka qene ne dijeni.

Ishte nje vendim qe ngritja e strukturave te reja duhet te behej ne koordinim me strukturat e NATO-s. Por nuk di nese nje gje e tille eshte bere per SHISH ka theksuar Oketa.

Por ai ka konfirmuar deklaratat shume te rendesishme te ish-ministrit te Jashtem Ilir Meta te ambasadorit amerikan Withers dhe te sekretarit te pergjithshem te NATO-s Rasmussen kunder propozimeve te qeverise per ligjin e SHISH.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›