Kuvendi - opozita braktis seancen. Berisha Atentat ndaj biznesit dhe financimeve te SHBA

Shefi i ekzekutivit deklaron se shkaku i mos votimit nga opozita te ligjit per Gjykatat Administrative eshte se kryebashkiaku Edi Rama nuk do qe dora e rende mbi biznesit te pengohet nga ligji duke qene se mbi 80 perqind e biznesit shqiptar eshte ne varesi te pushtetit vendor
Opozita ka braktisur sallen e Kuvendit pak minuta me pare duke mos dhene keshtu konsensusin e pritur per miratimin e ligjit per ngritjen e Gjykates Administrative. Vendimi i djeshem i grupit parlamentar socialist per te kushtezuar aprovimin e projektligjit me hetimin e zgjedhjeve te 28 qershorit duke se eshte formalizuar sot ne Kuvend. Pas diskutimeve te ashpra mes mazhorances dhe opozites keta te fundit vendosin te dalin nga salla. I menjehershem ishte reagimi i kryeministrit Berisha duke e quajtur kete veprim si te ulet dhe njeherazi si nje atentat qe i behet biznesit dhe projekteve te financuara nga SHBA. Sipas kryeministrit Berisha opozita nxjerr pretekste per hetim te zgjedhjeve pasi kjo nuk eshte ceshtja qe u intereson por interesi qendron vetem tek 20-shi i pallateve qe ndertohen ne Tirane. Po mbani nje qendrim te papranueshem dhe kjo eshte nje marrezi e vertete. Biznesi eshte ne kahe jo-partiake ne keto procese nje sulm i shfrenuar eshte bere i padurueshem nje sulm si ky qe i behet ketu eshte i papranueshem. Zoterinj politika eshte politike biznesi eshte biznes. Largimi i opozites nga salla e Kuvendit eshte nje qendrim i papranueshem. Ligji per Gjykaten Administrative eshte jetik dhe mazhoranca eshte e gatshme qe te shqyrtoje te gjitha verejtjet e opozites ne lidhje me ligjin- u shpreh Berisha. Shefi i ekzekutivit theksoi se shkak i mos votimit te ligjit per Gjykatat Administrative eshte se kryebashkiaku Edi Rama nuk do qe dora e rende mbi biznesit te pengohet nga ligji duke qene se mbi 80 perqind e biznesit shqiptar eshte ne varesi te pushtetit vendor. Berisha ftoi opoziten qe te sjelle ne Kuvend ndryshimet e saj mbi ligjin per Gjykatat Administrative dhe mazhoranca shprehet e gatshme per ti votuar ato. Ligji eshte ndertuar me ekspertizen e USAID dhe cdo lloj modifikimi qe opozita do te kerkonte ne do ta votojme. Kete mesazh i kam percjelle vazhdimit kryetarit socialist Edi Rama. Opozita theksoi se ka verejtje nga EURALIUS. Hajdeni ti shqyrtojme te gjitha verejtjet. E mbledhim jashte radhe edhe parlamentin. PS-ja gjen preteksin se mazhoranca ka kundershtuar projektin e USAID-it. Sic e theksova ky eshte nje projekt i rendesishem mos dhenia e konsensusit do te thote se opozita seshte e interesuar per biznesit dhe as per apelin e Shteteve te Bashkuara te Amerikes- tha kryeministri. Kreu i qeverise shprehu edhe njehere garancine e mazhorances se eshte e gatshme te ngreje komisionin hetimor per zgjedhjet e 28 qershorit por njeherazi shtoi se opozita nuk e kerkon hetimin e zgjedhjeve. Ju zoterinj drejtohuni Gjykates Kushtetuese ose Strasburgut ku i keni dyert te hapura nuk pretendohet ti japim ultimatum Gjykates Kushtetuese. Jo more zoterinj jemi pushtet legjislativ nuk mund te japim ultimatume kot me kot ne. Gjykatat vendosin. Sot ishte rasti per tu ngritur mbi inate por ju u larguat dhe ndjej keqardhje per largimin e opozites nga salla. Por ju nuk doni hetim sepse ne i kemi ofruar opozites ngritjen e Komisionit Hetimor. Le te nise qe neser hetimi per materialet zgjedhore ne arkiv te tjerat le te digjen. Disa ceshtje duan disa muaj kohe- vuri ne dukje kryeministri Berisha.
Kuvend vijojne diskutimet per Gjykaten Administrative. Berisha Kriter themelor i PS-se mbetet 20-shi
Kuvendi i Shqiperise vijon diskutimet lidhur me miratimni e ligjit per ngritjen e Gjykates Administrative. Kryetari i grupit parlamentar te Partise Demokratike Astrit Patozi perseriti edhe njehere apelin e mazhorances drejtuar opozites per te votuar ligjin per Gjykaten Administrative ne seance. Ai tha se votimi i ketij ligji do te ishte veprim i denje per opoziten ne mbeshtetje edhe te kerkesave te partnereve amerikane. Perfaqesuesi i grupit kuvendor demokrat kerkoi Partise Socialiste qe ceshtjen e Gjykates Administrative mos ta ngaterroje me debatet dhe konfliktet politike ne vend dhe se mazhoranca eshte e hapur te dialogoje per te gjitha kerkesat apo ofertat e opozites. Nga ana tjeter opozita e kushtezoi serish miratimin e ligjit me hetimin e zgjedhjeve te 28 qershorit. Deputeti Fatmir Xhafaj percolli ne parlament grahmen e Rames se nuk do te votojne ligjin e shume perfolur madje edhe suportuar fuqishem nga amerikanet. Ofrojme dy drafte per konsensus ju ofroni konsensusin tuaj per votim- tha Xhafaj duke patur parasysh me njerin draft votimin per komisionin hetimor per zgjedhjet e 28 Qershorit dhe me tjetrin ate per gjykatat administrative. Menjehere pas Xhafajt ka reaguar kreu i grupit parlamentar Astrit Patozi. Sipas Patozit PS e ka zvarritur per 2 vjet radhazi ligjin per gjykatat administrative dhe me kete ka deshmuar se opozita eshte jo vetem kunder partnereve strategjike por dhe kunder biznesit. Patozi i beri thirrje PS te rishikoje vendimin dhe te mos kushtezoje voten. Me tej kreu i grupit parlamentar te PD shtoi se e djathta eshte dakord me pretendimet per zgjedhjet dhe se eshte gati te shqyrtoje paketen e PS. I menjehershem ka qene reagimi edhe i kryetares se Kuvendit Jozefina Topalli e cila i kerkoi opozites qe te respektoje vendimet e gjykatave qe kane vendosur per zgjedhjet. Opozita te respektoje vendimet e Gjykates Kushtetuese dhe te kolegjit elektoral qe eshte instanca qe ka vendosur per zgjedhjet. Referojuni dhe modelit te zbatimit te vendimit te Gjykates Kushtetuese te Kosoves se ndoshta eshte nje moment reflektimi edhe per opoziten dhe kryetarin tuaj- u shpreh kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli. I ashper ne reagimin e tij ishte dhe deputeti Aldo Bumci i cili ne fjalen e tij nga foltorja e Kuvendit tha se Edi Rama me politiken qe ndjek ne kryeqytet i sherben interesave ilegjitime ekonomike. Duke iu referuar akuzave te PS-se per privatizimin e truallit te ish-ekspozites Shqiperia sot deputeti i PD-se tha se Rama nuk ka te drejte morale te ngreje akuza per mazhorancen kur ai eshte vete i zhytur koke e kembe ne korrupsion. Tek ish-ekspozita ne i kemi kthyer token ish-pronareve nderkohe qe Rama tek parku Rinia e ka shitur token ne shkelje te ligjit- vuri ne dukje Bumci.
Deklarata e kryeministrit Opozita kundershton reformat ekonomike ne treg KryeministrI Sali Berisha ka deklaruar sot ne Kuvend se opozita shqiptare eshte kthyer ne nje force anti-treg. Duke iu pergjigjur akuzave te opozites per instalimin e kasave fiskale Berisha tha se PS po ben gjithcka per te bllokuar reformat ekonomike ne treg. poundJu keni 1 muaj qe cdo dite sulmoni kompanite qe merren me shitjen e kasave se ato qenkan te djathta. Ju sulmuat ekspoziten pasi Mata rastisi i majte dhe i vuri kufirin lepurit tuaj- tha Berisha duke shtuar se tashme kriteri themelor i PS-se mbetet 20 perqindshi. Gjithashtu kryeministri Berisha theksoi se opozita eshte kunder cdo vendimi pozitiv te ndermarre nga qeveria duke e pare cdo gje ne kendin e 20 perqindeshin. Kryeministri Berisha i ka bere serish thirrje opozites qe te votoje ligjet dhe te ndermarre vendime lsquopro biznes duke votuar Gjykaten Administrative.
Reagimet e djeshme
Bijte e eterve votojne vetem gjykatat speciale te krimeve
Pas paralajmerimeve per protesta antishqiptare bijte e Bllokut qe drejtojne sot PS-ne kane refuzuar rekomandimet e SHBA-se dhe fondet e taksapaguesve amerikane duke deklaruar se me mire hane bar sesa te tradhtojne teorine e revolucionit permanent qe do te rrezoje pushtetin qe del nga vota. Frazat antiamerikane i ka artikuluar dje Gramoz Ruci ministri i fundit i Sigurimit te Shtetit. Sot do te jete edhe prova e zjarrit per deputetet e LMN-se te cilet kane rastin te tregojne nese jane me NATO-n apo me miqte filosllave te Edvinit
Partia Socialiste ka shenuar dje gafen me te madhe ne historine e saj politike pluraliste teksa ka injoruar apelin e Shteteve te Bashkuara te Amerikes per te miratuar ligjin per ngritjen e Gjykates Administrative. Vendimi i grupit parlamentar ka qene lsquojo dhenies se konsensusit per kete ligj te rendesishem pjese e rendesishme e projekteve te USAID per rregullimin e marredhenieve mes biznesit dhe shtetit. Ashtu sic kishte paralajmeruar nje dite me pare kreu i grupit parlamentar socialist Gramoz Ruci Partia Socialiste do te kushtezoje votat derisa mazhoranca te pranoje paketen e paraqitur nga opozita ku ne themel eshte hetimi i zgjedhjeve. Vetem nje dite perpara se Kuvendi te shqyrtoje ligjin per Gjykaten Administrative Partia Socialiste ka vendosur qe te mos e votoje ate ne seancen plenare te se enjtes dhe duket se lidershipi seshte tronditur as pas negociatave te vona qe perfaqesues te faktorit nderkombetar zhvilluan mbreme deri ne oret prane mesnates. Deklarata se grupi parlamentar do te mblidhet edhe njehere sot ka qene shume pak per negociatoret qe kerkonin nje po te plote per nje projekt qe ka konsensusin e nderkombetareve. Por mbledhja e parlamentareve socialiste nuk ka shkuar e gjitha ne favor te vendimit eunuk te njerezve te Edvinit. Perfaqesuesit e Levizjes per Mendim Ndryshe ne PS kane kundershtuar ashper vendimin e shumices se deputeteve te majte duke i kujtuar Edi Rames se ky ligj financohet nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes dhe se nuk eshte ne interes te qeverise. Por polemika e Edvinit ka qene e menjehershme duke i kujtuar deputeteve kritike Ben Blushi dhe Arben Malaj se nese nuk u pelqen vendimi i grupit mund te largohen nga mbledhja. Per Gjykaten Administrative reagoi 3 dite me pare vete ambasada e SHBA-ve ne Tirane duke theksuar se Shqiperia rrezikon ti nderpriten fondet qe perfiton nga Programi i Pragut te Dyte te Korporates Sfida e Mijevjecarit nese deri ne fund te javes nuk miratohet projektligji per Gjykaten Administrative. Mesa duket Edvini e ka konsideruar si beteje personale te cenoje interesin e vendit dhe perjashtimin nga financimi i projekteve te rendesishme nga SHBA-te. Mungesa e Gjykates Administrative i shkakton biznesit ne vend cdo vit nje humbje prej 400 milione euro. Njekohesisht me mos miratimin e ligjit per ngritjen e kesaj gjykate Shqiperia rrezikon perjashtimin nga programet e financimit te shteteve te Bashkuara te Amerikes.
...