Gjykata Policia e Burrelit 1 milion euro ish-deputetit
Pas nje procesi disamujor i zhvilluar pa buje Hoxha ish-deputet demokrat doli fitues ndaj veprimeve abuzive sipas tij te forcave te rendit. Ngjarja e ka zanafillen ne vitin 2008 kur ish-deputeti demokrat Gani Hoxha punonte se bashku me nje firme tjeter ne seleksionimin e kromit prane Uzines se Ferro-kromit Burrel. Linja e perpunimit punoi disa muaj nderkohe qe bashkepronaret u perfshine ne konflikt. Pas sherrit disa mujor palet iu drejtuan organeve te drejtesise. Pak kohe pasi Prokuroria dhe Gjykata e Matit dhane i te drejten e pronesise Hoxhes ndodh nje tjeter perplasje e forte kete here me protagonist policine e Burrelit. Efektive te saj ndermarrin nje aksion per shkaterrimin e linjes se perpunimit te ferro-kromit nderkaq Hoxha u drejtohet organeve te drejtesise dhe kerkon zbardhjen e grabitjes me dhune te prones se tij dhe demshperblim. Si prove ai paraqet nje kasete filmike ku efektivat e policise Mat me mjete dhe forca te shumta shkaterrojne linjen e perpunimit dhe transportojne makinerite nga Burreli drejt Kurbinit. Po ashtu biznesmeni i kerkoi gjyqtarit te ceshtjes te gjente prova e fakte ku e kishte bazuar aksionin e saj policia e Matit. Mesohet nga burime te sigurta se ish-drejtues te Policise se Qarkut Diber dhe ato te komisariatit Mat e kane kryer shkaterrimin e linjes pa vendim te strukturave kompetente por me urdher te zyrtareve te larte te shtetit. Ky urdher qe rezulton ne gjyq te jete vetem gojor i ka dhene me shume mundesi biznesmenit te kerkoje demshperblim per shkaterrimin dhe zhdukjen e makinerive prone e tij. Gjyqtari i ceshtjes A. Koleci nuk ka gjetur asnje vendim apo urdher zyrtar me ane te te cilit efektivat e policise te jene urdheruar per shembjen dhe transportimin e linjes se perpunimit prone e shtetasit Hoxha. Ne Gjykaten e Matit ka perfunduar gjykimi i kesaj ceshtjeje dhe eshte marre vendimi qe Komisariati i Policise Mat duhet te demshperbleje biznesmenin Gani Hoxha me nje shume qe i kalon 1 miliard leke te vjetra. Zyrtare te Drejtorise Rajonale dhe ato te Komisariatit te Matit shprehen se pergjegjesit e kesaj shkeljeje duhet te mbajne pergjegjesi ligjore nderkohe jane marre te gjitha masat qe ceshtja te rrezohet ne Gjykaten e Apelit Tirane. Drejtues te larte te Policise se Qarkut Diber pohuan se ceshtja do te shqyrtohet me 11 nentor 2010 ne Gjykaten e Apelit. Ne e kemi kundershtuar vendimin e Gjykates se Rrethit Gjyqesor Mat si te pabazuar ne prova dhe fakte pasi policia ne rastin konkret ka kerkuar vetem zbatimin e ligjit. Kemi kerkuar ndihmen e specialisteve te zyres juridike prane Ministrise se Brendshme dhe do te kerkojme rrezimin e ketij vendimi te padrejte thane zyrtare te Drejtorise se Policise se Qarkut Diber. Megjithate sipas tyre nese Apeli vendos pro biznesmenit eshte e pamundur qe policia te shlyeje nje shume kaq te madhe.
BURREL/ Hasan Pasha