E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lezhe 60-vjecari qellon me bresheri plumbash gruan e djalin

/ /

LEZHE - I zoti i shtepise qellon me automatik gruan dhe te birin pas nje grindjeje ne familje. Ngjarja ndodhi ne fshatin Balldre te Lezhes rreth ores 1930 te mbremjes se djeshme. Sipas burimeve zyrtare te policise sherri me pasoja 2 te lenduar u shenua ne familjen Perpali. Mesohet nga te njejtat burime se 60-vjecari Dhimiter Perpali ka nisur te grindet me bashkeshorten e tij Prene Perpali. Ne keto momente ka qene deshmitar dhe djali i ciftit Erjoni vetem 20 vjec i cili ka nderhyre duke mbajtur krahun e nenes se tij. Ky veprim duket se ka acaruar 60-vjecarin i cili pa u menduar me gjate ka hyre ne kasollen e bagetive duke marre atje nje arme automatike. Me te ne dore ka dashur te qelloje te shoqen. Djali ka dale para te emes me qellim ta mbronte por ka marre plumbat e pare te armes. Ndersa qellonte me bresheri tre plumba nga automatiku kane zene gruan e autorit. Pas krimit kane qene te afermit e familjes Perpali qe kane derguar ne spitalin e Lezhes Prene Perpalin se bashku me djalin e saj. I riu eshte transportuar nga mjeket e Lezhes drejt Spitalit Ushtarak per shkak se kishte marre ne trup disa plumba dhe gjendja e tij ishte kritike per jeten. Ndersa e ema ka dale nga rreziku. Policia e Lezhes ka shkuar ne fshatin Balldre ku ka gjetur brenda ne banese Perplasin bashke me armen e krimit. Burimet e policise se Lezhes thane se 60-vjecari ka pranuar autoresine duke thene se gjithcka ndodhi ne gjaknxehtesi e siper. Pritet qe te merret dhe deshmia e dy te plagosurve per ngjarjen per te saktesuar shkaqet e saj. r.n

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›