Meta me Emiratet Ofrojme Albpetrolin na ndihmoni per rruget
Financimi i tunelit te Krrabes investimi ne Boshtin e Jugut Rrugen e Arbrit dhe privatizimi i Albpetrolit permes marrjes pjese ne tender kane qene oferta qe zv.kryeministri Ilir Meta u ka bere investitoreve te Emirateve te Bashkuara. Gjate nje takimi diten e djeshme me asistentin e Ministrit te Jashtem per ceshtjet ekonomike te Emirateve H.E. Khaled Ganem Al Geith Meta ka parashtruar mundesite qe ofron vendi yne per te gjithe investitoret e interesuar. Sipas tij momenti ne te cilin ndodhet Shqiperia eshte mjaft i pershtatshem per investime dhe fushat ku mund te shtrihen ato jane te shumellojshme. Delegacioni i Emirateve te Bashkuara nga ana tjeter ka shprehur interesin per rritje te marredhenieve ekonomike mes dy vendeve. Nga ana e tij Khaled Ganem Al Geith iu referua nenshkrimit te Memorandumit te Mirekuptimit per krijimin e nje Komiteti te Perbashket Nderqeveritar duke e cilesuar ate si nje hap te rendesishem ne konkretizimin e raporteve ekonomike dhe te investimeve ndermjet dy vendeve. Ideja e nje linje ajrore direkte Tirane-Dubai sipas tij do ti sherbente shume bashkepunimit si per investimet ashtu edhe per turizmin apo fusha te tjera. Pala e Emirateve te Bashkuara ne fund ka shprehur interesin per investime ne sektorin energjetik dhe ne porte detare nderkohe qe pritet qe shume shpejt te konkretizohet dhe financimi per tunelin e Krrabes ne autostraden Tirane-Elbasan qe nga qeveria eshte shpallur si prioritet.