Gjykata Sami Starova dhe i biri te pafajshem
Shekulli boton sot vendimin e gjykates se apelit ku rrezohen te gjitha provat e prokurorise per arkeologun Sami Starova. Por kunder ketij prokuroria vazhdon ndjekjen penale dhe mban ne burg arkeologun dhe te birin
eshtja Sami Starova historia e arkeologut te akuzuar nga prokuroria e Beratit per trafikim te veprave te artit dhe kultures eshte komplikuar edhe me shume kohet e fundit me daljen ne drite te disa dokumenteve te reja.
Sami Starova dhe i biri po mbahen ne burg prej pothuajse nje viti te akuzuar se kane shitur nje figurine rreth 15 centimetra te larte per 100 euro. Edhe pse Gjykata e Apelit i ka dhene te drejte arkeologut dhe djalit te tij Prokuroria e Beratit nuk terhiqet nga qendrimi i saj.
Dhe keta dy njerez pa asnje mbeshtetje nga pas jane te destinuar qe te respektojne vendimin e prokurorise dhe ate te gjykates se shkalles se pare. Ky vendim po mban te burgosur padrejtesisht dy meshkujt e familjes Starova dy njerezit qe mund te sigurojne buken e gojes per familjen e tyre.
Sami Starova dhe i biri jane arrestuar nga oficeri i policise gjyqesore me date 23 nentor 2009. Dy dite me pas ata kane dale perpara gjykates dhe u eshte caktuar masa e sigurise arrest me burg pa afat.
Ky veprim arbitrar ka ardhur si pasoje e nje bashkepunimi prokurori-gjykate nje bashkepunim qe do te shfaqet shpesh ne ceshtjen Sami Starova dhe ne pjesen me te madhe te rasteve do te jete shume i cuditshem.
Pak dite me pas ceshtja shkon ne Apel. Per fatin e keq te prokurorise dhe gjykates se Beratit ky qytet nuk ka nje Gjykate Apeli. eshtja u gjykua ne Vlore.
Qe ne fillim te seances Gjykata e Apelit ka vleresuar vendimin e gjykates se shkalles se pare si pjeserisht te ligjshem. Sipas Apelit arrestimi eshte kryer konform ligjit por burgosja eshte e jashteligjshme. Masa e sigurise arrest me burg e dhene nga gjykata e shkalles se pare nuk eshte e ligjshme- thuhet ne vendimin e Gjykates se Apelit.
Por Gjykata e Apelit ka analizuar ne thellesi ceshtjen e Sami Staroves dhe djalit te tij duke dale ne disa konkluzione qe prokuroria duhet ti kishte zbatuar por qe realisht nuk e ka bere kete gje.
Gjykata e Apelit veren se ne lidhje me sendin e gjetur ne automjetin qe udhetonin te arrestuarit Mirel Starova dhe Bujar Dine ky dyshim nuk ekziston.
Nga akt ekspertimi i kryer mbi kerkesen e vete organit procedues ka rezultuar qartesisht e provuar se ky objekt qe perben themelin e akuzes ndaj te dyshuarit Sami Starova nuk eshte pjese e trashegimise kulturore shqiptare- thuhet ne vendimin e Gjykates se Apelit.
Sipas tij ligji shqiptar merr ne mbrojtje te posacme vetem ato qe i perkasin trashegimise kulturore qe jane pjese e pasurise kombetare.
Por pikerisht kjo figurine e shitur per 100 euro eshte edhe thelbi i akuzes se ngritur nga prokuroria e Beratit. Me 29 dhjetor 2009 Gjykata e Apelit e rrezoi kete akuze. Me vendimin e gjykates duhet te ishte pushuar edhe ceshtja e prokurorise pasi gjykata rrezoi bazen e akuzes trafikimin e nje vepre arti.
Por prokuroria kembengul ne nje menyre te cuditshme duke bere te pamunduren per te mbajtur baba e bir ne burg. Madje insistimi i prokurorise ne nje ceshtje te tille merr nje karakter te dyshimte dhe te shtyn te mendosh per prapaskena dhe makinacione.
Ne vendimin e saj Gjykata e Apelit Vlore i ka dhene goditjen perfundimtare te gjitha akuzave te prokurorise per ceshtjen e Sami Staroves. Teksa ka shpjeguar se cfare quhet veper arti dhe trashegimi kulturore gjykata eshte shprehur Objektet e trashegimise kulturore me vlera te vecanta kombetare dhe unikale qe nuk jane ne pronesi shteterore mund te koleksionohen shiten blihen lihen trashegim ose dhurohen nepermjet shtetasve shqiptare qe jetojne brenda vendit.
Ne analize te kesaj prove konstatimit te faktit se sendi i mesiperm nuk i perket vlerave te trashegimise kulturore shqiptare rezulton mungesa e nje prej elementeve te vepres penale te cilen i dyshuari dyshohet ta kete kryer dhe per rrjedhoje mungon nje nga kushtet e domosdoshme per caktimin e masave te sigurimit.
Pra veprimi i Sami Staroves sipas gjykates eshte teresisht i ligjshem. Sami Starova dhe i biri nuk kane bere asgje te jashteligjshme por thjesht kane bere tregti konform ligjeve dhe rregullave te shtetit shqiptar.
Por nga ana tjeter prokuroria dhe gjykata e Beratit kane bere vendim pas vendimi vetem e vetem qe keta dy njerez te mbahen te izoluar nga bota. Ne momentin kur gjykata cmon se nuk ka veper penale atehere prokuroria eshte e detyruar te pushoje ceshtjen.
Gjykata
Objektet e trashegimise kulturore me vlera te vecanta kombetare dhe unikale qe nuk jane ne pronesi shteterore mund te koleksionohen shiten blihen lihen trashegim ose dhurohen nepermjet shtetasve shqiptare qe jetojne brenda vendit.
Ne analize te kesaj prove konstatimit te faktit se sendi i mesiperm nuk i perket vlerave te trashegimise kulturore shqiptare rezulton mungesa e nje prej elementeve te vepres penale te cilen i dyshuari dyshohet ta kete kryer dhe per rrjedhoje mungon nje nga kushtet e domosdoshme per caktimin e masave te sigurimit.
Bace Figurina nuk eshte subjekt i ligjit
Drejtori Akademik Apollon Bace ka shpjeguar ceshtjen e statuetes se Sami Staropves duke pohuar se ajo eshte nje porcelani derdhur dhe jo nje veper e prodhuar me dore. Sipas tij figurina ne fjale nuk eshte pjese e ligjit per Trashegimine Kulturore Shqiptare. Me poshte po publikojme te plote deklaraten e Baces.
Objekti i prezantuar prej jush dhe i ilustruar me foto nuk eshte kurrsesi pjese e ligjit per Trashegimine Kulturore Shqiptare sepse nuk eshte prodhuar ne Shqiperi
Kryerja e ekspertizes te nje figure porcelani eshte e pamundur nga ekspertet shqiptare vecanerisht prej atyre profesioni i te cileve nuk perkon me objektin e ekspertizes.
Statueta ka kuptimin e shtatores ne miniature te nje personi te vecante dhe jo nje objekt porcelani te perdorimit masiv
Figurinat prej porcelani derdhen dhe nuk punohen me dore.
Objekti nuk paraqet asnje vlere muzeale