Tryeza per reformen OSBE ul Ramen me Berishen

TIRAN- Surpriza e takimit te djeshem ne tryezen e partive per reformen zgjedhore ka qene pjesemarrja e kryesocialistit Edi Rama edhe pse e kishte refuzuar me pare ftesen e kryeministrit. Por kreu socialist e ka shfrytezuar kete tryeze per ti dorezuar kryeministrit oferten e tij politike per daljen nga kriza.
Burime per gazeten Shekulli bejne te ditur se prania e kreut te selise roze ne tryeze ka qene per shkak te presionit qe i ka bere ambasadori i prezences se OSBE-ODHIR-it ne vendin tone Eugen ollfarth. Pas refuzimit te fteses nga ana e kryesocialistit Rama kreu i prezences se OSBE-ODHIR-it ka nisur edhe tentativat per te ulur ne nje tryeze perballe njeri-tjetrit dy kundershtaret politike Berisha-Rama.
Deputetet e Partise Socialiste e kane mesuar vetem nje dite para takimit te dites se premte qe kryetari i tyre do te merrte pjese ne tryeze per ti dorezuar atij draftin me propozimet e opozites ne te cilen hiqet dore nga fletet e votimit. Ka qene vete Rama i cili ka shfrytezuar nje mbledhje te grupit te deputeteve socialist per ti njohur ata me ndryshimin e qendrimit per tryezen e partive politike per reformen zgjedhore.
Oferta e cila eshte e firmosur nga mbi 35 deputete te PS-se eshte ne tryeze. shte nje oferte per ta ngritur komisionin parlamentar nje ore e me pare dhe vetem me ngritjen e ketij komisioni parlamentar ne do te fillojme parimisht punen per reformen zgjedhore.
Kjo eshte oferta jone do te jete ne dispozicion te te gjitha mediave kopjen time te vetme sigurisht do tia jap problemit tim te vetem - u shpreh Edi Rama duke iu drejtuar Sali Berishes. Me pas kreu i PS duke komentuar edhe rezoluten e Parlamentit Evropian kreu socialist shprehu gatishmerine qe paralelisht me komisionin hetimor PS eshte e gatshme te kontribuoje per reformen zgjedhore.
Parlamenti Evropian ka kerkuar pakt baze per ngritjen e nje komisioni parlamentar per hetimin e zgjedhjeve. Nga ana e tij shefi i mazhorances garantoi liderin e opozites se do te shqyrtoje me kujdes propozimet e opozites. Zoti kryetar ju garantoj se do ta shqyrtoj me seriozitetin dhe interesin me te madh oferten tuaj theksoi Berisha.
Ne kerkesen drejtuar Kryetares se Kuvendit thuhet se permbajtja e objektit te hetimit parlamentar synon hetimin rreth dyshimeve dhe akuzave te ngritura nga partite politike si dhe vezhguesit vendas e nderkombetare lidhur me mungesen e zbatimit te ligjit ne procesin e pergatitjes se zgjedhjeve dhe zhvillimin e votimit te konkretizuar ne ceshtje te tilla si perpilimi hartimi dhe publikimi i listave te zgjedhesve procedurat e aplikimit te prodhimit dhe shperndarjes se leternjoftimeve dhe pasaportave biometrike menyra e percaktimit te qendrave te votimit procesin e parregullt te votimit ne qendrat e votimit mangesite e konstatuara ne perdorimin e teknologjise mbeshtetese te monitorimit ne VNV perdorimin e aseteve publike dhe administrates shteterore ne favor te nje subjekti zgjedhor presionin per largim transferim apo ulje ne detyre te punonjesve ne administraten publike dhe ceshtje te tjera te lidhura me zbatimin e ligjit zgjedhor qe kane lidhje direkt apo indirekt me problemet e permendura ne objektin e hetimit.
Projektvendimi i plote i PS-se per ngritjen e komisionit hetimor te Kuvendit per transparencen e zgjedhjeve te pergjithshme te mbajtura ne 28 qershor 2009.
Ne mbeshtetje te nenit 77 te Kushtetutes te neneve 8 e 9 te ligjit nr. 8891 date 02.05.2002 Per organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore te Kuvendit te ndryshuar dhe te nenit 25 te Rregullores se Kuvendit si dhe ne respektim e zbatim te Rezolutes te Parlamentit Evropian Nr. 0282 date 8 Korrik 2010 per Integrimin e Shqiperise rezolute e cila kerkon hetimin e plote te procesit te zgjedhjeve te pergjithshme te mbajtura me 28 qershor 2009 me propozimin e nje grupi deputetesh te grupit parlamentar socialist
Kuvendi i Republikes se Shqiperise
Vendosi
I. Ngrihet Komisioni Hetimor i Kuvendit per shqyrtimin e kerkeses se nje grupi deputetesh per te realizuar transparencen e procesit te zgjedhjeve te pergjithshme te mbajtura me 28 qershor 2009
II. Objekti i veprimtarise se Komisionit Hetimor te Kuvendit KHK eshte
hetimi i akuzave dhe dyshimeve publike te bazuara te ngritura nga partite politike si dhe vezhguesit vendas e nderkombetare per zbatimin e legjislacionit ne lidhje me procesin zgjedhor
hetimi i dyshimeve dhe akuzave te ngritura nga partite politike si dhe vezhguesit vendas e nderkombetare per proces te parregullt votimi ne qendrat e votimit kryesisht lidhur me zbatimin e ligjit nga komisionet e qendrave te votimit ne menyren e votimit identifikimin e shtetasve ne momentin e votimit pasqyrimi i te dhenave perkatese te dokumentit te identifikimit ne rubriken perkatese te listave te votimit mundesine e votimit me shume se nje here nga shtetas te ndryshem e votimit familjar pasqyrimin e te dhenave perkatese ne procesverbalin e mbylljes se votimit dhe ne librin e protokollit te mbledhjeve te KQV etj
hetimin e dyshimeve dhe akuzave lidhur me perpilimin e listave te zgjedhesve sipas qendrave te votimit dhe kryesisht per verifikimin e zbatimit te ligjit lidhur me hartimin dhe publikimin e listes se zgjedhesve ekzistencen e dublimeve ne to apo i lenies jashte tyre te nje numri zgjedhesish dergimin e listave ne qendrat e votimit nga Drejtoria e Pergjithshme te Gjendjes Civile dhe perputhshmerine e tyre me sistemin elektronik te regjistrit kombetar te Gjendjes civile etj
hetimin e dyshimeve dhe akuzave ne lidhje me shkeljet e kritereve ligjore ne procedurat e ndjekura ne gjenerimin e te dhenave per efekt te ndarjes se mandateve per cdo zone zgjedhore dhe zbatimin e legjislacionit lidhur me menyren dhe kriteret e zbatuara ne caktimin e Qendrave te Votimit ne ambiente private
hetimin e dyshimeve dhe akuzave ne lidhje me shkeljet e kritereve ligjore lidhur me procedurat e aplikimit te prodhimit dhe shperndarjes se leternjoftimeve dhe pasaportave biometrike per periudhen prej fillimit te aplikimit deri me 28 qershor 2009
hetimin e veprimtarise te administrates se KQZ lidhur me prokurimin funksionimin perdorimin dhe efektivitetin e teknologjise mbeshtetese te monitorimit ne vendet e numerimit te votave
hetimi i akuzave publike te ngritura nga partite politike si dhe vezhguesit vendas e nderkombetare per perdorim te mjeteve publike si dhe te administrates publike te cdo niveli ne favor te subjekteve te caktuara zgjedhore per presione te ushtruara per largim transferim apo ulje ne detyre te punonjesve ne administraten qendrore lokale apo te cdo enti publik per shkaqe qe lidhen me fushaten zgjedhore si dhe per rastet e dhenies ne kundershtim me ligjin te lejeve te perkohshme per personat e denuar apo duke vuajtur masen e sigurise arrest me burg nga administrata e burgjeve gjate periudhes 29 maj - 28 qershor 2009
III. Komisioni Hetimor i Kuvendit perbehet nga 15 anetare dhe kryetari i perket Grupit Parlamentar te Partise Socialiste. Komisioni perbehet si me poshte
1. PS - Kryetar
2. PS - Anetar
3. PS - Anetar
4. PS - Anetar
5. PS - Anetar
6. PS - Anetar
7. PS - Anetar
8. PS - Anetar
9. PD - N/Kryetar
10. PD - Anetar
11. PD - Anetar
12. PD - Anetar
13. PD - Anetar
14. PD - Anetar
15. PD - Anetar
IV. Hetimi i shkeljeve objekt i veprimtarise se ketij komisioni eshte i pakufizuar per sa i perket natyres se materialeve dokumenteve apo provave qe kerkohen te administrohen per qellime hetimore pervec rasteve kur keto dokumente jane ne administrim te gjykatave apo organeve te ndjekjes penale. Procesi i hetimit do te perfshije administrimin e dokumentacionit zgjedhor qe perfshihet ne kutite e materialeve zgjedhore te cilat ngarkohet KQZ ti vendos ne dispozicion te Komisionit Hetimor te Kuvendit ne kohen vendin dhe menyren e percaktuar prej tij.
V. Komisioni hetimor i ngritur sipas ketij vendimi bashke me raportin perfundimtar i paraqet Kuvendit ne seance plenare rekomandime lidhur me nxjerrjen e pergjegjesive institucionale rekomandime per reformen zgjedhore per ndryshime apo miratime ligjesh dhe sipas rastit njoftimin e prokurorise per marrjen e masave te metejshme ligjore.
VI. Afati i permbushjes se detyrave te mesiperme nga ky komision eshte 4 muaj - afat i cili fillon nga dita e sotme.
VII. Ngarkohet Kryetari i Kuvendit te caktoje mjediset e punes personelin administrativ ne ndihme te komisionit si dhe mjetet e nevojshme per permbushjen e detyrave.
VIII. Ky vendim hyn ne fuqi menjehere.
K R Y E T A R I
Jozefina Topalli