Protestojn punëtorët e Postës

Punëtorët e Postës së Kosovës kanë bllokuar sot hollin e ndërtesës kryesore të Postës dhe Telekomit të Kosovës duke kërkuar dëhënien e bonuseve që u kanë takuar atyre për gjashtë muajt e parë të këtij viti sa ata kanë qenë pa u ndarë nga PTK-ja. Sindikalistët kanë kërkuar shkarkimin e kryeshefit të PTK-së, Ejup Qerimi, për, siç kanë thënë, vendimin për mos dhënien e këtyre bonuseve dhe fjalët fyese që ai ka drejtuar ndaj punëtorëve të Postës së Kosovës.
Protesta disaorëshe ka përfunduar e qetë, por e shoqëruar me pakënaqësi nga vetë protestuesit, raporton koha
Organizatorët e protestës kanë kërcënuar me veprime më të ashpra në rast se nuk merret vendim për dhënien e këtyre bonuseve.
Kjo protestë ka shkaktuar probleme të shumta për klientët, të cilët nuk kanë mundur t’i marrin shërbimet e kësaj kompanie për shkak të mbylljes së pikave të shitjes. Zyrtarë të PTK-së në kushte anonimiteti i kanë thënë KTV-së se dëmi që pritet të pësojë kjo ndërmarrje nga kjo protestë-bllokadë do të arrijë në rreth 200 mijë euro./Indeksonline/