Është më e thjeshtë se kaqNga Enton PalushiDebati për kredencialet e delegacionit shqiptar në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës rrezikon të zhytet në vorbulla të pavlera. Pothuajse gjithmonë, palët, kur kanë nevojë të mbështesin qëndri
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Është më e thjeshtë se kaqNga Enton PalushiDebati për kredencialet e delegacionit shqiptar në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës rrezikon të zhytet në vorbulla të pavlera.
Pothuajse gjithmonë, palët, kur kanë nevojë të mbështesin qëndrimet e tyre, thërrasin në ndihmë ndërkombëtarët. Por kësaj here, mish-mashi që po u serviret shqiptarëve me çështjen ngri-shkri, po komplikon një problem që është baza e demokracisë në vend.
Në projekt-rezolutën që është përgatitur nga raporterët për Shqipërinë, theksohet që në fillim se vendi është në krizë për shkak të bojkotit të opozitës. Sipas tyre, kriza rrezikon të thellohet dhe të çojë në destabilizimin e vendit.
Kjo krizë, thuhet në rezolutë, po dëmton marrëdhëniet mes Këshillit të Europës dhe Shqipërisë, për shkak se ne nuk mund të çojmë një delegacion gjysmak në Asamble. Në rregulloren e Asamblesë së KiE përcaktohet se delegacioni duhet të përfaqësojë frymën e Kuvendit, jo vetëm ndarjen politike, por dhe gjininë e në raste të tjera dhe etninë.
Kryetarja e Kuvendit nuk duhet të citojë të tjerët, por të thotë publikisht se a ka çuar atje një delegacion të balancuar. Opozita thotë jo. Kaq mjafton.