Gjykata akuzes sillni prova per tregtarin mashtrues

Nazmi Pepa nga i rrembyer kthehet ne te akuzuar per mashtrime me shuma te medha
TIRANE- Pengu per 30 mije euro i akuzuar per mashtrim mbetet ne burg per 30 dite deri ne sqarimin e plote te rrethanave te marrjes se parave borxh ndaj tre denoncuesve si dhe per te gjetur prova per mashtrimin per te cilin akuzohet.
Gjykata e Tiranes dha dje masen e mesiperme te arrestit per Nazmi Pepen 35 vjec banues ne Tirane i akuzuar nga prokuroria dhe policia per mashtrim nepermjet shumave te medha pasi ndaj tij jane depozituar tri kallezime nga Mensur Lita si dhe dy tregtare nga Tirana e Durresi.
Mashtrimi sipas organit te akuzes qe i referohet deklaratave te personave te demtuar dhene perpara hetuesve te Drejtorise se Policise ka ndodhur gjate periudhes se viteve 2008- 2010.
Gjate komunikimit te mases se sigurise dhe vleresimit te arrestit prokuroria kerkoi burg pa afat per Nazmi Pepen ndersa gjykata pas vleresimit te te dhenave Gjykata vendosi te jape per te arrestuarin masen e sigurise me 30 dite burg. Nje mase e tille sipas burimeve te policise jepej deri ne sqarimin e plote te rrethanave te borxhit te Pepes ndaj tre personave si dhe per gjetjen e provave te reja qe zbardhin rrethanat dhe marrjen e parave borxh.
Nazmi Pepa 35 vjec nga Dibra banues ne Tirane u arrestua te henen nga policia e kryeqytetit pas kallezimit te dhene ndaj tij nga Mensur Lita Ky i fundit u arrestua nga policia e kryeqytetit te shtunen ne mbremje me akuzen e rrembimit dhe mbajtjes peng te personit dhe heqjes se paligjshme te lirise.
Shkak per ngjarjen ishte bere nje borxh prej 30 mije eurosh qe Pepa i kishte marre Lites me qellim per ti vene ato ne pune. Pepa kishte nje fabrike te prodhimit te qeseve te plasmasit ne Durres.
Madje Lita nuk ishte i vetmi kreditor i Pepes pasi nje biznesmeni nga Durresi dhe nje tjetri nga Tirana ai iu kishte marre nga 10 milione leke te reja me argumentin se do ti bente aksionere ne punishten e tij te prodhimit te qeseve te plasmasit ne Durres.
Borxhet ishin ruajtur nga Pepa ne disa kontrata huamarrjeje ndersa ne nje deklarate noteriale ai ka pranuar se i kishte marre para edhe Mensur Lites ne shumen e 30 mije eurove. Pikerisht per kete borxh Lita e mori ne veturen tij dhe e dergoi ne Domje Pepen ku ka kerkuar te sqaroje mosmarreveshjen me kete te fndit per shlyerjen e borxhit.
Policia arrestoi Liten duke e akuzuar fillimisht per rrembim personi dhe heqje te padrejte te lirise. Nderkaq prokuroria liroi dy dite me pare Mensur Liten ndersa pritet qe per te te ndryshohet edhe klasifikimi i vepres penale nga rrembim i personit ne vetegjyqesi.