Treni perplas dy gra tek Shkembi i Kavajes

Dita e parë e pushimit në plazhin e Durrësit, për pak sa nuk është kthyer në një tragjedi për dy pushuese nga Maqedonia. Sapo kishin zbritur mbikalimin dhe po tentonin të kalonin mbi shinat, janë përlasur nga treni i linjës Elbasan-Tiranë, në afërsi të Shkëmbit të Kavajës. Jetna Jupka, 35 vjeçe si dhe Klavita Nitashka, 55 vjeçe, nga Kërçova e Maqedonisë kanë mbetur të plagosura rëndë. Menjëherë pas aksidentit, mashinisti ka ndaluar duke i dhënë ndihmën e parë të aksidentuarve, të cilat i ka nisur me makina të rastit drejt spitali rajonal të Durrësit. Shkak për ngjarjen është bërë pakujdesia e pushuesve nga Maqedonia të cilat janë aksidentuar gjatë kohës që po kalonin shinat.