Gjykata, arrest me burg për Dritan Haten
Gjykata e Tiranës ka vendosur masën arrest me burg për Dritan Haten, anëtari i bandës, Hakmarrje për Drejtësi, i cili u arrestua 3 ditë më parë.
Hate u arrestua gjatë mbrëmjes së 20 janarit në kryeqytet, në shoqërinë e Gentjan Kacit dhe Ermal Mustafarajt.
Dritan Hate njihet si një prej anëtarëve të bandës Hakmarrje për drejtësi. Ai është dënuar nga drejtësia shqiptare me 23 vite burg për grabitjen e firmës Gjallica në Vlorë, në shumën 2.4 milionë lekë, me pasojë vdekjen e P.Prendit.