E Shtunë, 31 Tetor 2026

Referendumi, 66% e kroatëve pro BE-së

66% e kroatëve mbështesin anëtarësimin e vendin në Bashkimin Evropian. Por përveçse 33% e votuesve ishin kundër një shenjë tjetër që kroatët nuk presin shumë nga BE është edhe pjesëmarrja e ulët në referendum, 44%.

Kroacia ka firmosur traktatin e anëtarësimit në fund të vitit të kaluar dhe në korrik të vitit 2013, ajo do të jetë edhe zyrtarisht anëtarja e 28 e unionit.

Kjo do të vij në një kohë kur vendi mbush 20 vite pas daljes nga Jugosllavia, e cila u mbyll me luftën 1991-95 për marrjen e pavarësisë.

Kroacia po has probleme me nivelin e lartë të papunësi dhe probleme ekonomike. Është një vendim historik ndoshta një pikë kthese në historinë tonë, tha kryeministri Zoran Milanoviç.

Evropa nuk do të na zgjidhë problemet mendon presidenti i Kroacisë por do të kemi mundësi më të mëdha ka shtuar ai.

Kroacia nuk do të humbasë sovranitetin apo burimet natyrore, gjithashtu nuk do të qeveriset nga BE, është shprehur presidenti Ivo Josipoviç.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›