Familjarët e Hekuran Dedës: Berisha na vrau dy herë
Mjaft prekëse kanë qenë fjalimet e familjarëve të Hekuran Dedës, të riut nga Kalaja e Dodës në Dibër, i ekzekutuar ndërsa qëndronte mbi tavolinën e gazetarëve. Një nga të afërmit e tij jo më kot ka theksuar se familja e Dedës gjithmonë ka pasur një hasm më të madh, armikun serbosllav.
Vëllai i Dedës, Sabiti, është fokusuar duke qarë gjatë gjithë kohës. Mbesa e Dedës më pas ka recituar një poezi dhe ka mbajtur një fjalim të shkurtër, por tronditës.
Kjo qeveri na ka vrarë dy herë duke na ofruar para. Sali Berisha na ofroi fotografinë e vrasësit të vëllait tonë. Për me u tregu burri i mirë. Turp i mirë për Sali Berishën. Le të shkojë me fotografinë e tij tek prokuroria dhe të tregojë pse e ka bërë këtë vrasje. Prandaj ne e quajmë Sali Berishën fajtor për vrasjen e Hekuranit, tha vogëlushja.