E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata arrest shtepie gardistit

Gjykata e Tiranes ka vendosur masen e arrestit shtepiak per gardistin Fatos Skeja i arrestuar fundjaven e kaluar dhe i akuzuar per vrasje te mbetur ne tentative.

Skeja ka qelluar me arme nje kamarier ne nje lokal te njohur ne periferi te Tiranes i cili nuk eshte perfshire si lajm ne komunikaten zyrtare te policise.

Kjo sipas disa burimeve per shkak te detyres se tij si pjese e grupit te shoqerimit te familjes se kryeministrit.

E vetmja komunikate zyrtare ka qene ajo e Gardes se Republikes qe pranon se Skeja eshte punonjes i gardes por jo pjese e grupit te shoqerimit.

Sipas burimeve te besueshme te TCH gardisti Skeja ka debatuar me te riun se perse ai nuk i kishte pastruar tavllen. Me pas Skeja mendohet dhe dyshohet ta kete qelluar tre here me pistolete sapo ai ka kthyer shpinen.

Ajo qe bie ne sy eshte fakti se ne seancen per masen e sigurise prokuroria kerkoi arrest me burg pa afat ndersa gjykata vendosi vetem arrest shtepie per Skejen.

Pavaresisht se per ngjarje te tilla dhe akuza te tilla si ajo e vrasjes ne tentative nuk rezulton se gjyqesori ka dhene ndonjehere mase sigurie me arrest shtepiak por vetem me burg.

TCH shkoi ne Spitalin Ushtarak ku po mbahet viktima e ngjarjes Shpati Ruci po kurohet ne sektorin e kirurgjise pas nje operacioni ne reanimacion.

Gazetaret e TCH kontaktuan me te plagosurin por ai tha jashte kameras se nuk mbante mend asgje nga ngjarja.

Faktikisht ndryshimi i qendrimit te te plagosurit ka lene me shume pa fjale prokuroret e ceshtjes.

Ne nje leter te derguar kete te marte ne prokurori nga vete i plagosuri leter e cila eshte lexuar edhe ne gjykate gjate caktimit te mases se sigurimit per te pandehurin thuhet se smbante mend as emrin e autorit dhe as portretin e tij.

Por ndersa pak dite me pare vete i plagosuri ka deshmuar ne polici dhe prokurori me detaje portretin e autorit dhe se cfare kishte ndodhur ne lokal nuk dihet akoma se perse Shpati Ruci ka ndryshuar qendrim megjithate edhe kjo pritet te zbardhet nga prokuroria e Tiranes.

Ajo qe pritet eshte ekspertiza e armes se gjetur ne vendngjarje nderkohe qe prokuroret duket se kane prova te mjaftueshme dhe deshmitare per te mbeshtetur versionin e tyre per vrasje me paramendim te mbetur ne tentative.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›