E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata burg pa afat per 36-vjecarit qe masakroi me thike e cekic ish-gruan

Gjykata e Tiranës ka lënë në masën e arrestit burg pa afat Haki Karoshin, I arrestuar 3 ditë më parë nga Policia e Tiranës me akuzën e vrasjes të ish-bashkëshortes Servete, 30 vjeçe.

Gjyqtaria e masave të arrestit nuk I ka ndryshuar asnjë presje kërkesës së prokurorit në seancë, I cili kishte kërkuar arrest me burg për Karoshin.

Ngjarja për të cilën akuzohet Karoshi ka ndodhur në banesën e tij, ku jetonte dhe viktima pas divorcit. Pas një grindje në banesë për motive banale ai masakroi për vdekje ish bashkëshorten me thikë dhe çekiç.

Vetë Karoshi thuajse nuk ka folur fare gjatë seancës së masës së arrestit.

Ndërkaq pesëmbëdhjetë persona janë arrestuar në 24 orët nga shërbimet e policisë në kryeqytet.

Tetë prej tyre janë arrestuar nga skuadra e antidrogës në një lokal në Unazën e Re, ku dhe janë kapur me 200 gramë kanabis.

Dy të tjerë janë arrestuar gjatë kontrolleve pasi u janë gjetur armë pa leje. Ndërsa pesë të tjerët janë persona të kërkim për tentativë vrasjeje, shërndarje droge dhe vjedhje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›