E Shtunë, 31 Tetor 2026

INSTAT Censusi eshte gati gati nisja e procesit

Punonjësit dhe baza materiale e nevojshme për numëronim e popullsisë dhe banesave është shpërndarë tashmë nëpër rrethe.

Instituti i Statistikave njofton se është gati për të nisur këtë proces, i cili ka një kosto totale prej 14 milionë euro, ndërsa bëhet e ditur se do të përfshihen 15 mijë punonjës.

Risia për këtë numërim është përdorimi i hartave të sofistikuara.

Këto të dhëna janë bërë të qarta gjatë seminarit, të organizuar nga INSTAT, mbi detajet e numërimit të popullsisë dhe të banesave.

Përfaqësuesi i Bashkimit Europian, i cili po asiston në përgatitjen e këtij procesi deklaroi se pas realizmit të këtij procesi dhe konsolidimin të të dhënave, Shqipëria do të jetë e pajisur me statistika të krahasueshme në nivel Europian.

Censusi pritet të nisë në 1 tetor dhe të zgjasë 3 javë.

Autoritetet shtetërore shqiptare, por edhe përfaqësues të Bashkimit Europian e kanë cilësuar si një nga regjistrimit më të rëndësishme për vendin tonë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›