E Hënë, 2 Nëntor 2026

Gjykata cakton masën e sigurisë për 4 personat që u arrestuan në magazinën me kanabis

Gjykata e Korçës ka caktuar masën arrest me burg për katër të arrestuarit e operacionit “Voskopi”, të cilët kishin kthyer një magazinë në ambiente për përpunimin e lëndës narkotike.

Prokuroria ka kërkuar masën e arrestit me burg për të arrestuarit që u kapën në magazinën me 195 kg lëndë narkotike cannabis sativa,

Kjo masë u vendos për Gentian Guri, Andon Demirshan, Anesti Burda dhe Redion Hamitaj.

Magazina me drogë në fshatin Voskop ishte marrë me qira nga shtetasi Sadriano Duçi i shpallur në kërkim, i cili kishte futur sasinë e drogës që përpunohej nga tre gra të cilat po proçedohen në gjendje të lirë.

Për këta shtetas rëndojnë akuzat  “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, “Vjedhja e energjisë elektrike dhe impulseve telefonike”, ”Prodhimi dhe mbajtje pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Moskallëzim Krimi”

Vijojnë hetimet lidhur me ngjarjen pasi dyshohet se ka persona të tjerë të përfshirë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›