E Hënë, 2 Nëntor 2026

Po riparonte defektin në punë, humb jetën i riu në Mirditë

Një 38-vjeçar ka humbur jetën në punë gjatë kohës që ishte duke riparuar një defekt.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Tarazh të Mirditës, ku 38-vjeçari Arben C. Ishte duke riparuar një defekt hidraulik të kovës së fadromës, por që ajo është shkëputur duke i rënë sipër dhe marrë jetën.

38-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›