Gjykata denon burgjet

Gjykatesja Elona Stavri i dha te drejte Petro Karajt, babai i 24 vjecarit Mihallaq Karaj, qe pas vdekjes se te birit paditi paraburgimin 313.
Gjykata vendosi qe i ati i viktimes te demshperblehet nga ky institucion me 10 mije dollare, ndersa ai kishte kerkuar ne padine shkaktim demi prej 25 mije dollaresh.
Studenti i stomatologjise Mihallaq Karaj u arrestua ne Tirane ne vitin 2006 si i dyshuar ne vjedhjen e nje kompjuteri.
Menjehere pasi gjykata e la ne arrest me burg pa afat, ndersa ishte duke pritur qe te niste procesi, i riu u dergua ne qelite e paraburgimit ku dhe u vetevar me rripin e pantallonave.
I ati theksonte ne padi se policia kishte neglizhuar ne heqjen e sendeve me te cilat i riu ndermori veprimin fatal, nderkohe qe ne kete proces ai perfaqesohej nga avokate te grupit shqiptar te te drejtave te njeriut.