E Diel, 1 Nëntor 2026

Rehn: Maqedonia nuk është gati për bisedime me BE

 

SHKUP - Evrokomisioneri për zgjerim i BE-së, Oli Rehn deklaroi se Maqedonia ende nuk është e përgatitur për të filluar bisedimet për anëtarësim me BE-në. Kjo deklaratë vjen tre javë para se Komisioni Evropian të shpallë raportin e nëntorit për përparimet e bëra në planin e përgjithshëm të Maqedonisë. Rehn tërhoqi vëretjen për mosplotësimin e tetë parakushteve për anëtarësim, duke përfshirë edhe parakushtin e nëntë që ka të bëjë me zgjedhjet.
“Do ta bëjmë vlerësimin më 5 nëntor, por momentalisht mendoj se do të jetë rëndë që të sugjerojmë hapjen e bisedimeve për anëtarësimin e Maqedonisë”, deklaroi evrokomisioneri Ren për agjencinë e lajmeve AFP.
(a.s/Balkanweb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›