E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korce, vritet ne prite emigranti

Gezim Ashimi

Nje emigrant nga rrethi i Kolonjes, i mberritur nga Greqia dy dite me pare per te festuar Pashket, eshte plagosur per vdekje mbremjen duke u gdhire dita e djeshme. Medi Laho, 49-vjecari nga fshati Starje i rrethit te Kolonjes, i konvertuar ne Greqi emrin Jorgo, ka humbur jeten, pasi eshte qelluar me arme zjarri tip pistolete, ndersa udhetonte me veturen e tij ne rrugen nacionale Korce-Erseke. Ngjarja ka ndodhur pak pas mesnates, ne vendin e quajtur Qafa e Qarrit. Persona ende te panjohur nga policia, mendohet se i kane zene prite emigrantit qe udhetonte ne veturen e tij tip "Opel", me targa greke, se bashku me nje bashkefshatar. Ne afersi te nje kthese, ku ka qene i detyruar te ulte shpejtesine, emigranti 49-vjecar eshte qelluar nga afer me dy plumba pistolete ne pjeset e kembes. Policia tha se nje plumb i marre mbi kofshe, me sa duket i ka prekur arterien Medi Lahos, duke i shkaktuar hemorragji te madhe. Ka qene pikerisht bashkefshatari i tij, nje i ri nga fshati Starje, i quajtur Klement Kacolli, ai qe, sipas te dhenave, ka kthyer makinen perseri ne qytetin e Korces per ta derguar te plagosurin ne spital. Ne afersi te nje pike karburanti, prane fshatit Floq, ai ka sinjalizuar policine per kete ngjarje, duke bere te ditur edhe gjendjen e rende te te plagosurit. Per shkak te gjakderdhjes, Laho ka humbur jeten para se te mberrinte per ndihme mjekesore ne spitalin e Korces. Sipas deklarimeve qe mesohet te kete dhene deshmitari i vetem i ngjarjes, i riu Klement Kacolli, personi qe qelloi me pistolete ka qene kembesor ne momentin kur u shfaq ne prite dhe i pa maskuar. Pershkrimi qe ai i ka dhene policise per personin qe qelloi me arme nuk kane bere te mundur ende identifikimin e autorit te plagosjes se rende qe shkaktoi vdekjen e emigrantit. Versioni i pare qe dha policia e Korces per kete plagosje me arme qe coi ne vdekjen e emigrantit eshte ai i xhelozise. Mendohet se motivi i xhelozise per nje ceshtje femre gjate dy diteve qe emigranti ka qendruar ne vendlindjen e tij, ka sjelle nje hakmarrje te menjehershme. Nje tjeter piste, per te cilen po heton policia, eshte edhe ajo e larjes se hesapeve qe kane te bejne me qendrimin e emigrantit ne Greqi. Nuk perjashtohet nderkaq edhe motivi i grabitjes, sidomos i zenies se nje prite nga grabites qe gjuajne ardhjen e emigranteve ne vendlindje tani me rastin e festes se Pashkes. Per kete piste te fundit, policia tha se dyshon me pak pasi nuk jane gjetur shuma te hollash ne trupin e viktimes apo ne veturen e tij.

Flet kusheriri: Nuk kishim hasmeri

Vdekja e emigrantit nga fshati Starje i Kolonjes, ka mbledhur ne banesen e hapur per mort te afermit e tij, ndonese te pakte nga migrimi. Cerciz Laho, nje kusheri i viktimes tregon se Medi Laho prej afro12 vitesh punonte si emigrant ne Athine te Greqise dhe vinte per raste festash ne fshat, ku kishte vetem nenen e moshuar. "Kusheriri im nuk kishte hasmeri ne te gjithe zonen, ndaj e kam te veshtire te pranoj versionin e vrasjes per hakmarrje"-thote Cerciz Laho. Sipas tij, policia duhet te zbuloje personat qe tentuan grabitjen me arme, ndoshta duke menduar se emigranti kishte para me vete.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›