E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata drejtori i Gerdecit mbetet ne burg s kaluan afatet

25/11/2010Togat e zeza llogarisin ditet. Rezulton se duhen edhe 2 muaj e 8 dite te mbarojne afatet

TIRANE- Atehere kur u shtuan shpresat per lirimin e te pandehurit Dritan Minxolli qe akuzohet nga Prokuroria si shkaktar i tragjedise se Gerdecit gjykata e Tiranes ka rrezuar kerkesen e bere prej tij duke vendosur ta lere ne burg ate deri ne perfundim te gjykimit. Vendimi erdhi nga treshja e gjyqtareve Ridvan Hado Fatmira Hajdari dhe Shefkie Demiraj te cilat nga perllogaritja matematikore qe kane kryer kane dale ne konkluzionin se te pandehurit Dritan Minxolli nuk i kane perfunduar afatet e paraburgimit. Perkunder lehtesimit te pozites se Minxollit vendimi i gjykates se Tiranes ka renduar akoma dhe me teper poziten e te pandehurit Ddritan Minxolli duke e cilesuar se duhet dhe 2 muaj e tete dite qe ti perfundojne afatet e paraburgimit ish-drejtorit te Fabrikes se Gerdecit Dritan Minxolli. Ne dhenien e vendimit togat e zeza i jane referuar dates kur ceshtja e tragjedise se Gerdecit ka mberritur ne gjykate 13 mars 2009. Menjehere pas rrezimit te kerkeses ka reaguar mbrojtesi ligjor i Minxollit Arben Prifti i cili i mbeshtetur edhe nga koleget e tjere qe ishin te pranishem ne salle e ka quajtur vendimin e Gjykates se Shkalles se Pare si te padrejte duke u larguar ne shenje proteste nga salla e gjykimit. Mesohet se tashme mbrojtja do ankimoje vendimin ne Gjykaten e Apelit ku do i kerkoje kesaj te fundit lirimin e te pandehurit Dritan Minxolli. Sipas avokatit Arben Prifti klienti i tij ka plot 89 dite qe vazhdon te qendroje ne burg ne menyre te padrejte. Sipas tij ne kete rast jane shkelur te gjitha dispozitat ligjore ligji per te drejtat e njeriut si dhe praktika per masat e sigurise vendosur pak kohe me pare nga Gjykata e Larte madje dhe gjykata e Strasburgut. Avokati shtoi se nga perllogaritjet e kryera nga momenti kur dosja Gerdeci ka shkuar ne gjykate 13 mars 2009 klienti i tij duhet te lirohej kater muaj me pare. Pavaresisht kerkesave te vazhdueshme te avokateve per lirimin e te pandehurve dhe gjykimin e tyre ne gjendje te lire togat e zeza i kane thene jo pretendimeve te mbrojtjes. Lufta matematikore mes avokateve dhe prokuroreve behet vetem per kater te arrestuarit e dosjes Gerdeci Dritan Minxolli Ylli Pinari Mihail Delijorgji dhe Sokol Ngjecit. Ndersa per sa i perket 24 te pandehurve te tjere te ketij procesi Prokuroria ka zgjedhur qe gjykimi i tyre te zhvillohet ne gjendje te lire per shkak edhe te akuzes me te bute qe ata kane ne kete proces gjyqesor. Aktualisht gjyqi i tragjedise se Gerdecit ka hyre ne kolaps pasi arrestimi i avokatit Hysni Beti ka sjelle edhe shtyrjen per te shtaten here per shkak se Beti eshte avokati mbrojtes i te pandehurit Shkelzen Madani.

Kerkesat per 3 te tjeret

Diten e sotme ne gjykaten e Tiranes eshte caktuar zhvillimi i gjyqit per shqyrtimin e kerkesave te lirimit te te pandehurve Mihail Delijorgji Ylli Pinari dhe Sokol Ngjeci. Seancen e kaluar Prokuroria kerkoi qe te pandehurit te paraqiteshin vete ne salle kerkese kjo qe solli shtyrjen e gjyqit. Pritet qe sot gjykata te njihet me kerkesat mbrojtjes dhe akuzes dhe me pas te vendose per lirimin ose jo te te pandehurve qe akuzohen si shkaktaret kryesore te tragjedise se 15 marsit ne fshatin Gerdec

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›